Më 26.07.2025 në orën 23:40 në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, oficerët policorë të MPB-së së Tetovës arrestuan O.S. (20) dhe B.S. (24) nga fshati Pallaticë, rajoni i Tetovës, A.U. (21), J.U. (24) nga fshati Debresh, rajoni i Gostivarit, A.S. (25) nga fshati Vrutok, rajoni i Gostivarit, dhe K.O. (23), D.I. (25) dhe D.E. (21) nga fshati Sellcë, për shkak se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me një përleshje të ndërsjellë fizike në të cilën D.E. nga fshati Sellcë u lëndua me një objekt të mprehtë.
Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për ta do të përgatitet një raport përkatës.
Një ekip i SPB-së së Tetovës kreu këqyrje të vendit të ngjarjes, ku objekti i mprehtë u gjet dhe u dërgua për procedurë të mëtejshme.