Nëpunës policor nga SPB Strumicë- DPB Gjevgjeli mbrëmë midis orës 22:00 dhe 03:00 në rrugën lokale nga fshati Miravci deri në vendin e quajtur “Bel raj”, rajoni i Gjevgjelisë kanë privuar nga liria B.J. (25), S.N., M.K. (31), N.M. (20), A.I. (24), F.P. (22) dhe D.B. (34), të gjithë nga Shkupi, G.A. (21) dhe T.J. (38), të dy nga Kavadari, K.P. (21) nga Negotina, P.Z. (38) nga Radovishi dhe E.J. (22) nga Berova.
Sipas njoftimin të MPB-së, tek personat e arrestuar janë gjetur substanca narkotike.
Nga MPB shtojnë se për rastet është njoftuar Prokuroria Publike e Gjevgjelisë dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse.