Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu sot do të vizitojë Shtipin, në kuadër të iniciativës “Kabineti mobil”.
Aliu fillimisht do të ketë takim pune me menaxhmentin dhe stafin mjekësor të ISHP Spitali Klinik – Shtip, në të cilin, siç informoi Ministria e Shëndetësisë, do të diskutohen sfidat, burimet dhe planet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në rajon.
“Në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 14:00, Ministri Aliu do të zhvillojë edhe takime me qytetarët, të cilët do të kenë mundësinë të ndajnë drejtpërdrejt përvojat, problemet ose sugjerimet e tyre që lidhen me sistemin e kujdesit shëndetësor. Për të marrë pjesë në këto takime, kërkohet regjistrim paraprak përmes platformës “Kabineti i Hapur”, e cila është e disponueshme në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë: https://zdravstvo.gov.mk/, thekson Ministria e Shëndetësisë.
Iniciativa “Kabineti mobil” përfaqëson një model të punës në terren përmes së cilës Ministri i Shëndetësisë Aliu, së bashku me anëtarët e kabinetit, do të vizitojnë institucionet shëndetësore në të gjithë vendin.
“Qëllimi është një pasqyrë e drejtpërdrejtë e kushteve të institucioneve të shëndetit publik, koordinim më i mirë me punonjësit mjekësorë dhe dialog i hapur me qytetarët”, thekson Ministria.