Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot, gjatë disa periudhave kohore, pa energji elektrike do të mbesin disa rrugë në komunat Gazi Babë dhe Kisella Vodë, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni A.SH. Andaj kontrolloni nëse jetoni në atë komunë apo lagje.
Në periudhën nga ora 06:30 deri në 12:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e rrugës Pero Nakov – firmat: Jogomerkur, Osogovski, Makohemija, Stokomak, objektet pranë Stokomak në rr. Pero Nakov, rr. Maxhari në komunën Gazi Babë. Ndërsa nga ora 08:00 deri në 11:00, një pjesë e e lagjes Pripor përgjatë rrugës kryesore Hristo Tatarçev në komunën Kisella Vodë.
Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, pas njoftimit të marrë nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim”, njoftoi se sot, për shkak të ndërrimit të një valvule (shiber) Ø100 mm në rr. Karl Libkneht nr. 84, nga ora 09:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për banorët e rrugëve: Karl Libkneht, Henri Barbys, Temko Popov dhe një pjesë e rr. Karl Hron në komunën Gazi Babë, deri në përfundimin e punimeve.
Nga ora 08:00, për shkak të sanimit të një tubi thithës në stacionin e pompimit Moranë (vendbanim vikendi), mund të ketë ndërprerje të vogël të furnizimit me ujë në fshatin Moranë, në Komunën e Studeniçanit, deri në përfundimin e ndërhyrjes.