Vrasje e dyfishtë tronditi Budvën këtë mëngjes.
Sipas informacioneve jozyrtare nga policia, një 65-vjeçar ka qëlluar për vdekje vëllain dhe nipin e tij në rrugën “Slovenska Obala”.
Siç konfirmoi Drejtoria e Policisë, rasti është raportuar në Departamentin e Emergjencave të Njësisë për Siguri në Budva rreth orës 08:00 të mëngjesit, pas së cilës policia ka reaguar menjëherë dhe ka dalë në terren.
Atje, kanë gjetur të dyshuarin 65-vjeçar, i cili kishte armë me vete në momentin që arriti policia.
– Personi u arrestua menjëherë, ndërsa arma e zjarrit u gjet në vendin e krimit – njoftoi policia.
Sipas të dhënave të deritanishme, i dyshuari është vëllai i njërës prej viktimave dhe xhaxhai i tjetrës, gjë që e bën këtë krim edhe më të tmerrshëm.
Motivi i vrasjes për momentin mbetet i panjohur, ndërkohë që hetimet janë në vijim.
Informacionet jozyrtare tregojnë se vrasjes i ka paraprirë një grindje për transport të një pasagjeri me varkë.