Moti sot do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë, me vranësira lokale. Do të fryjë erë e dobët në drejtimin jugor, ndërkaq temperatura minimale do të jetë nga 14 deri në 22 gradë Celsius, kurse ajo maksimalja nga 36 deri në 43 gradë Celsius, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Edhe në Shkup parashihet mot i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë, ndërkaq gjatë pasdites priten vranësira të shkurta. Temperaturat do të sillen nga 20 deri në 43 gradë Celsius.