Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, po zhvillon një vizitë në Turqi, raporton Anadolu.
Në kuadër të vizitës së tij, Lafçiski si i ftuari zyrtar i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjenerali Metin Gürak, u prit me një ceremoni zyrtare në Shtabin e Përgjithshëm të Turqisë në Ankara.
Gjeneralmajor Lafçiski përshëndeti Gardën e Nderit pasi u intonuan himnet kombëtare.
Pas ceremonisë, Gjenerali Gürak dhe Lafçiski zhvilluan një takim me dyer të mbyllura për mediat.