Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar gjithsej 27 zjarre në hapësirë të hapur, ndërsa katër janë vënë nën kontroll. Zjarre aktive ka në fshatin Niviçinë, komuna e Vasilevës, në fshatin Greshnicë, komuna e Makedonski Brodit, mes fshatrave Careviq dhe Smolanë dhe në fshatin Vishticë, komuna e Likovës.
Siç njoftoi Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK), nën kontroll është zjarri në komunën e Velesit, mes fshatrave Xhidimirci-Krushjë-Ivankov, në fshatin Nikolliq, komuna e Dojranit, në komunën e Demir Hisarit, deponia e qytetit dhe në komunën e Makedonski Brodit, fshatrat Çreshnevë, Lokvicë dhe Krapë.
Nga tre zjarre janë shuar në komunat Rankovcë dhe Kumanovë, ndërsa dy në komunën e Likovës. Janë shuar zjarret edhe në komunat Nagoriçan i Vjetër, Kratovë, Jegunovcë, Tearcë, Tetovë, Sveti Nikollë, Manastir, Karbincë, Shtip, Dellçevë, Rosoman…
Në komunën e Aerodromit është shuar zjarri në rrugën “Gavril Konstantinoviq”, ku digjej vegjetacioni i ulët, në komunën e Gazi Babës – poligoni Kamnik, në komunën Saraj – buzë lumit Vardar, ndërsa në komunën e Butelit – lagjja Vizbeg. Në komunën Gjorçe Petrov janë shuar dy zjarre, në hyrje të lagjes Gjorçe Petrov dhe në rurgën “Vasil Çakalarov”, në komunën Ilinden – në zonën industriale.