Gjorgjievski takon përfaqësues te transportuesve privatë të transportit publik në Shkup. Për diskutim rreth sfidave me të cilat përballet transporti publik, ku dhe u bisedua për zgjidhje.
”Transporti urban do të bëhet modern, funksional dhe i arritshëm për të gjithë qytetarët.
NQP-ja dhe transportuesit privatë duhet të veprojnë në mënyrë të sinkronizuar dhe të koordinuar.
Vetëm në këtë mënyrë mund të krijojmë transport publik që do të përmbushë vërtet nevojat e banorëve të Shkupit.
Do të ndërmarrim hapa konkretë për të kapërcyer problemet aktuale dhe për të përfshirë përvojat pozitive rajonale – duke optimizuar linjat, duke përmirësuar orarin dhe duke siguruar transport të sigurt dhe efikas për të gjithë”, ishin premtimet e Gjorgjievskit.