H&M hapi zyrtarisht dyert e dyqanit të saj të parë në Tetovë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në zgjerimin e brendit nëpër Maqedoninë e Veriut. Hapja solemne u mbajt të mërkurën, më 17 korrik, në orën 10:00 në qendrën tregtare “Palma Mall”, duke tërhequr qindra klientë dhe dashamirës të modës nga i gjithë rajoni.
Dyqani në Tetovë është i katërti i H&M në vend dhe i pari jashtë kryeqytetit, i cili ofron një gamë të plotë të veshjeve për gra, burra, adoleshentë, fëmijë dhe foshnje. Hapësira shtrihet në 1.817 metra katrorë në dy kate dhe ofron një përvojë moderne dhe të këndshme të blerjeve, në përputhje me përkushtimin e H&M për modë, cilësi dhe qëndrueshmëri me çmimin më të mirë.
Atmosfera e gjallë gjatë hapjes, e cila filloi me prerjen zyrtare të shiritit të kuq, u pasurua me performancën e DJ Čvare, duke krijuar një energji pozitive gjatë gjithë ditës. 100 blerësit e parë që bënë blerje mbi 3.000 denarë morën edhe një kartelë dhuratë në vlerë prej 3.000 denarësh.
Hapja e H&M Tetovë reflekton investimin e vazhdueshëm të brendit në tregun maqedonas, pas hapjes së suksesshme të dyqaneve në qendrat tregtare “East Gate”, “Diamond Mall” dhe “Skopje City Mall”. Me këtë lokacion të ri, H&M vazhdon ta sjellë modën edhe më afër dashamirësve të saj në të gjithë vendin.