Në kuadër të edicionit të 18-të të Shkollës Verore, këtë vit u zhvillua një program i pasur edukativ dhe shpirtëror me fokus në jetën e Pejgamberit Muhamed (s.a.s.). Profesor Ejmen Ismaili ishte një nga ligjëruesit që kontribuoi në këtë projekt me përkushtim të veçantë.
“Ishte një nder i veçantë për mua të jem pjesë e këtij udhëtimi të bukur, dhe në veçanti të kontribuoj përmes ligjërimit të lëndës së Sires, duke mësuar së bashku me nxënësit tanë jetën shembullore të Pejgamberit tonë,” u shpreh profesori Ismaili.
Pjesëmarrës në këtë shkollë ishin nxënës të moshës 7 deri në 14 vjeç, të cilët përmes aktiviteteve të ndryshme edukative dhe fetare krijuan përjetime të paharrueshme.
Profesor Ismaili shprehu falënderime të veçanta për organizatorët e këtij projekti:
“Falënderoj Shoqatën Ensar dhe Shoqatën Köprü për organizimin e këtij projekti domethënës, si dhe një falënderim të veçantë, kurdo dhe kudo, për TIKA-n për mbështetjet e dhëna.”
Po ashtu, mirënjohje u shpreh edhe për Institutin Yunus Emre në Shkup, i cili mundësoi organizimin e programit përmbyllës në ambientin historik të Hanit të Plumbit (Kurshumli Hani).
Ky projekt vazhdon të jetë një dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit ndërinstitucional për edukimin e brezave të rinj në frymën e vlerave humane dhe fetare.