Komuna e Çairit do të realizojë 17 projekte të reja zhvillimore gjatë vitit 2025, falë mbështetjes financiare nga Qeveria VLEN. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Visar Ganiu, i cili sot mori pjesë në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të kontratave në ambientet e Qeverisë.
Sipas Ganiut, investimet do të përfshijnë sektorë thelbësorë për mirëqenien e qytetarëve, infrastrukturën rrugore, ndriçimin publik, përmirësimin e objekteve arsimore, zgjerimin dhe sanimin e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe revitalizimin urban.
Kryetari i Çairit, Visar Ganiu gjithashtu ka theksuar se këto projekte përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt ngritjes së cilësisë së jetesës dhe zhvillimit të qëndrueshëm në këtë komunë me rëndësi të veçantë për Shkupin.