Fshati Luboten në Komunën e Butelit, pas premtimeve disa dekadëshe, më në fund do të lidhet me rrjetin e ujësjellësit të Shkupit dhe do të përfitojë ujë të pastër për pije – një premtim i dhënë, që tashmë po bëhet realitet. Lajmin e bëri të ditur kryetarj i Komunës, Darko Kostovski.
Nëpërmjet një vendimi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë ndarë mbi 110 milionë denarë për këtë projekt kapital, ndërsa Komuna e Butelit kishte përgatitur më herët dokumentacionin teknik me vlerë prej mbi 4 milionë denarësh”, deklaroi Kostovski.
Ai e cilësoi këtë si një ditë historike për banorët e Lubotenit dhe Ljubancit, duke theksuar se ky është rezultat i përkushtimit dhe mbajtjes së fjalës së dhënë ndaj qytetarëve.
Ai falënderoi Qeverinë, përkatësisht Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin për Transport dhe Lidhje, Aleksandar Nikollovski, për përkrahjen vendimtare në këtë projekt jetik.
Banorët e Lubotenit dhe Ljubancit do të përfitojnë, më në fund, nga një zgjidhje e qëndrueshme për furnizimin me ujë të pijshëm – një problem shumëvjeçar që tashmë i përket së kaluarës./Ora24.tv