Deputetja e VLEN, Feride Haxhiu ka njoftuar se kanë dorëzuar propozim ligj me çka do të mundësohet ndarja e vauçerëve për të gjithë studentët në vend, deri në moshën 29 vjeçe, për blerje të kompjuterë, përcjell TV21. Haxhiu tha se për këtë masë do të shpenzohen 850 milionë denarë, 215 milionë denarë nga buxheti i vitit 2025 dhe 635 milionë denarë nga buxheti i vitit 2026.
“Çdo student në të gjitha universitetet shtetërore apo private në RMV, do të ketë të drejtë të përfitojë vauçer me vlerë për blerjen e një laptopi apo kompjuteri”, theksoi mes tjerash Haxhiu.