Për më shumë se 20 vite qeverisje, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e harroi kulturën shqiptare. Përfaqësimi i artistëve shqiptarë ishte i rastësishëm, financimi u politizua, ndërsa institucionet kulturore u shndërruan në vegla të propagandës partiake apo në burime të keqpërdorimeve të rënda financiare.
Qytetarët nuk harrojnë. Faktet flasin vetë: Filharmonia me vetëm 4% përfaqësim shqiptar; Opera dhe Baleti me vetëm 1% përfaqësim; Agjencia e Filmit e mbyllur për artistët shqiptarë.
Festivalet kombëtare, teatrot dhe institucionet e trashëgimisë kulturore janë kapur nga një rrjet klientelist dhe janë të mbyllura për krijuesit shqiptarë.
Më rëndë akoma, kultura jo vetëm që u anashkalua, por në disa raste u përdor si instrument për pasurim personal dhe për abuzim me fonde publike.
Rasti më skandaloz: ndërtimi i objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, ku, sipas pohimeve zyrtare, është në zhvillim e sipër një proces gjyqësor për dyshime mbi keqpërdorimin e 13 milionë eurove.
Përgjegjësitë janë të qarta, dhe askush nuk mund t’i ikë të kaluarës që vetë e ka ndërtuar.
Sot, kur VLEN është pjesë e Qeverisë, nuk ikim nga përgjegjësia, por as nuk lejojmë që ata që e shkatërruan kulturën shqiptare të luajnë rolin e “mbrojtësve” të saj.
Ne po sjellim një qasje të re: po përgatisim një strategji gjithëpërfshirëse për përfaqësimin kulturor të shqiptarëve. Udhëheqim institucione kulturore që asnjëherë më parë nuk janë udhëhequr nga kuadër shqiptar. Po i hapim institucionet për artistët shqiptarë me dinjitet dhe mbi bazën e meritokracisë. Po mbështesim projekte që i shërbejnë publikut, jo interesave partiake. Po e rikthejmë kulturën si shtyllë të identitetit dhe zhvillimit shoqëror.
VLEN do të qëndrojë gjithmonë në anën e barazisë, meritës dhe dinjitetit kombëtar.
BDI përjashtoi, VLEN përfaqëson.
BDI heshti, VLEN flet me vepra.
BDI abuzoi me kulturën, VLEN po ia kthen dinjitetin.
Kultura nuk është për dekor festiv, por për thelb shoqëror. Me VLEN, ajo nuk do të përjashtohet më.
Data 15.07.2025
Aktuale
- Ali Ahmeti takon deputetin Sali Murat
- Ndoqën Renis Dobrën, zbulohet itinerari i autorëve që fillimisht u pikasen në Unazën e qytetit të Burrelit! Zbardhet skema që zbatuan mos të identifikoheshin
- Mira Murati themelon kompaninë e re për inteligjencë artificiale me vlerë 12 miliardë dollarë
- “Mos shiko mbrapa!” – Çfarë dëshmoi kushëriri i Renis Dobrës në lidhje me natën e rrëmbimit dhe vrasjes!? Ja dëshmia që çon drejt zbardhjes së ekzekutimit të 23-vjeçarit
- Angellov: Për momentin po veprojnë dy Er traktorë mbi zjarrin në Dojran, deri në fund të ditës do të vihet nën kontroll
- OpenAI vonon publikimin e modelit të ri të inteligjencës artificiale
- Qeveria miraton ligjin që njeh diplomat e medresesë si të barabarta me ato të gjimnazeve
- Si dehidratimi i fshehur po ndikont të gjithë ne? Zbuloni shkaqet e lodhjes gjatë ditës