Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet entuziazmin me të cilin Qeveria e tanishme po promovon realizimin e projekteve strategjike të vendit, siç është Koridori 8, një projekt i jashtëzakonshëm i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, që përfaqëson interes strategjik për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për aleancën euroatlantike dhe rrjetin e korridoreve trans-evropiane të NATO-s.
Megjithatë, nuk mund të mos theksojmë se pikërisht ata që dikur e sabotonin, e bllokonin dhe e stigmatizonin këtë projekt, sot përpiqen të përvetësojnë meritën për një iniciativë që u mundësua dhe u jetësua falë vullnetit politik, angazhimit institucional dhe vizionit strategjik të BDI-së dhe liderit të saj, z. Ali Ahmeti.
Qytetarët nuk harrojnë se Koridori 8 është rezultat i një beteje të fuqishme politike, në të cilën BDI qëndroi në anën e zhvillimit dhe të integrimit. Ata që sot e shpallin “projekt historik”, janë të njëjtit që dikur e cilësonin si “projekt me krim epik”, e kundërshtonin me ashpërsi dhe e penguan me çdo mjet. Madje një nga vendimet e para të kësaj qeverie pa legjitimitet etnik, ishte anulimi i ndërtimit të tunelit mes Gostivarit dhe Kërçovës, e pastaj duke e bllokuar për muaj të tërë ecurinë e punimeve në terren.
Sot, kur frytet e përpjekjeve të Bashkimit Demokratik për Integrim janë të dukshme, kur punët kanë hyrë në fazën e pandalshme të realizimit, shohim të njëjtët që dje e përqeshnin këtë projekt, të dalin para kamerave dhe të flasin me pasion për rëndësinë e tij. E vërteta është se ky projekt mban firmën e BDI-së, si në vizion, si në vendimmarrje, si në investim politik.
Koridori 8 është projekt i BDI-së. Është investim i BDI-së në të ardhmen evropiane të këtij vendi dhe pjesë e pandashme e vizionit tonë për integrim dhe zhvillim të barabartë. Ne i urojmë suksese çdo institucioni dhe çdo faktori që është i përfshirë në përmbylljen e këtij projekti, sepse për ne, rëndësi ka që ai të realizohet për qytetarët, për zhvillimin ekonomik, për lidhjen rajonale dhe për konsolidimin e shtetit multietnik.
Por një gjë është e qartë: pa përkushtimin, guximin dhe vendosmërinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Koridori 8 do të kishte mbetur vetëm një ide në letër, siç qëndroi për 30 vite.
Data 15.07.2025
Aktuale
- Ndoqën Renis Dobrën, zbulohet itinerari i autorëve që fillimisht u pikasen në Unazën e qytetit të Burrelit! Zbardhet skema që zbatuan mos të identifikoheshin
- Mira Murati themelon kompaninë e re për inteligjencë artificiale me vlerë 12 miliardë dollarë
- “Mos shiko mbrapa!” – Çfarë dëshmoi kushëriri i Renis Dobrës në lidhje me natën e rrëmbimit dhe vrasjes!? Ja dëshmia që çon drejt zbardhjes së ekzekutimit të 23-vjeçarit
- Angellov: Për momentin po veprojnë dy Er traktorë mbi zjarrin në Dojran, deri në fund të ditës do të vihet nën kontroll
- OpenAI vonon publikimin e modelit të ri të inteligjencës artificiale
- Qeveria miraton ligjin që njeh diplomat e medresesë si të barabarta me ato të gjimnazeve
- Si dehidratimi i fshehur po ndikont të gjithë ne? Zbuloni shkaqet e lodhjes gjatë ditës
- Vala e dorëheqjeve në qarkun e Korçës përfshinë edhe Bashkinë Maliq, largohen 4 administratorë, asnjë lëvizje për drejtorë