Memedali Jusufi
Shqiptaret e Rekes-identiteti shqiptar viz a vi identitetit te rejshem maqedonas – Enciklopedia Maqedonase e ASHAMIT Botimi dhe publikimi i një enciklopedie ka përbërë gjithmonë një ngjarje të shënuar në jetën kulturore dhe shoqërore të një kombi. Problemi më i madh filozofik i filozofëve të popujve ballkanikë nuk ishin dilemat filozofike të ekzistencës por justifikimi i përvetësimit të ekzistencës së tjetrit.Të kompleksuar nga autoktonia e shqiptarëve dhe të ardhjes së sllavëve në shekujt VI-VII në Ballkan, akademikët maqedonas u munduan që të jepnin një variant tjetër më të përshtatshëm për kombin e vet që ishte ardhës. Kështu faktin historik të ardhacakut u munduan t’ua vishnin shqiptarëve duke i shpallur si të ardhur në Ballkan nga Turqia dhjetë shekuj më vonë se sllavët, në shekullin e XVII! D.KOci Enciklopedia Maqedonase, e hartuar vetem nga historiane maqedonas, e cilesonte popullin shqiptar si te ardhur dhe shkruante se agjente amerikane dhe britanike kane stervitur luftetaret e UCK-se. ” Prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fisi i gegëve dhe vendosja e tyre fillimisht ishte nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë Per te demaskuar Enciklopedine Maqedonase ku fyhen shqiptaret , historiani Nebi Dervishi, ka bere publike ne servisnin publik RTVM , ne nje dokumentar, dokumente per shqiptaret e Rekes se Eperme qe jane te shekullit XIII. Sipas tij , ne shek XIII, nje pjesetar i familjes Gropa, i quajtur Pal Gropa, shfaqet si kryezot i Ohrit dhe Dibres. Me vone , me 1378 , gjejme si kryezot te ketyre vendeve Andrea Gropa . Ne kohen e Skenderbeut u bashkuan me te dhe per kete flete vet kanuni i Skenderbeut qe mbizotronete te rekasit. Pinjolli i kesaj familje eshte Zharia Gropa , nje nga fytyrat me simpatike nder oficeretr e Skenderbeut , i cili ka qene burre trim, ushtar i vendosur dhe njekohesishte diplomat si Uran Konti dhe Tanush Topia per te cilin shume studjues kane bindje se ishin nga rajoni i Rekes. Studjuesi i njohur hungarez Franc Baron NOpce , ne baze te refimeve te Bajazit Elmazit , banor i ketyre trevave , ka botuar librin me titull ” Jeta e fshatarve shqiptare te Rekes se Eperme” LIbri u botuan ne gjermanishte përkthyer shqip nga Nexhat Mehmedi dhe Ismail Murati) kurse 100 vite me vone kete liber e zbuloi Robert Elsie, albanologu dhe studjuesi i njohur i cili vet mori pjese ne Takimin e Pare te Rekes se Eperme. Historia eshte identiteti i perpjekjes se qenieve individuale dhe kolektive per te jetuar me shpirtin e tyre te vecant , per te realizuar veten , per te perjetsuar idealet sublime per te mbijetuar perballe lekundjeve te ndryshme te mjedisit te ngushte apo me te gjere. Rekasit gjate historise u detyruan shpesh here te shperngulen nga vatrat e tyre . Ata me vete nuk moren plen e shtepi , por gjuhen , doket dhe zakonet i ruajten me fanatizem dhe i percollen brez pas brezi. NJera prej metodave te pushtuesit per te arritur kete qellim , ka qene dhe eshte zbrazja e rajonit nga faktori njeri dhe rembimi i te mirave ekonomike nga pushtuesi . Sikurse u provua edhe ne luften e fundit te UCK , ku pushtuesi sllav jo vetem kishte perzene popullaten nga vendbanimet e tyre , por edhe kishte shkateruar pasurit e banorve shqiptare , ne menyre qe ata te mos kishin mundesi te mbanin familjen dhe te krijonin kushte per jete. Per pasoje , shtrengesat ekonomike i kane detyruar njerzit te marrin boten ne sy, kurse ata qe kane mbetur jane detyruar te pranojne kushtet e pushtuesit , qe gjate historise dihet , u jane nenshtruar metodave asimiluese , deri ne mohimin e perkatesise etnike. Te ketilla , ne mos edhe me te renda kane qene kushtet per jete edhe te shqiptareve ortodoks te Rekes se Eperme , te cilet qe ne kohen e Rilindjes Shqiptare , kishin dhene ndihmese te madhe , jo vetem per ngritjen e vetdijes kombetare ( JOsif Bageri me shoke) te shqiptaret , por edhe pergaditjen e tyre per lufte te armatosur, Sic pohon BUtka celulat e pare te Ballit KOmbtare jane pikerishte ne Reken e Eperme ” Gjeniu i KOmbit” Nese treva e Rekes se Eperme shihet nga aspekti gjeografik , klimatik dhe pozites rajonale te zhvillimit ekonomik, Zoti atyre u kishte dhene te gjitha mundesite qe te krijonte mireqenie jetesore por kete nuk e deshen sllavet qe arriten qe prej kesaj popullate te bej golgoten me te tmershme qe njeh historia e kesaj ane. Ne baze te nje dokumenti te vitit 1468 , mesojme se 13 fshatra te kesaj treve jane boshatisur duke kapur malet per tu vendosur ne rethinen e Shkupit e Velesit. Kjo ka ndodhur edhe ne shekullin XIX kjo tashme ishte shendruar ne nje vazhdimesi historike. Ndryshe Reka e Epërme është një nën-krahinë gjeografike dhe etnografike e rajonit më të madh të Rekës në perëndim të Republikës së Maqedonisë, që përfshin vendbanime në pjesën e sipërme të Komunës së Mavrovës dhe Radostushës dhe Komunës së Gostivarit. Krahina është vendlindje e dy komuniteteve, një mysliman shqiptar dhe tjetri shqipfolës ortodoks që identifikon veten si maqedonas. Reka e Epërme është një krahinë malore alpine, e thyer dhe me kullota të begatshme. Në ditët e sotme fshati Vërbjan është më i banuari. Reka e Epërme është një rajon me komunikim të kufizuar, i izoluar dhe i pazhvilluar, ku qasja dhe udhëtimi bëhet i vështirë gjatë muajve të dimrit me dëborë. Banorët e Rekës së Epërme historikisht janë marrë kryesisht me bujqësi dhe blegtori gjë që vijon edhe sot në një pjesë e popullsisë së mbetur. Për shkak të migrimit sezonal ose të përhershëm në rajonet e afërta dhe jashtë vendit në kërkim të punësimit dhe për kushte më të mira jetësore, kjo krahinë është shpopulluar shumë me kalimin e kohës. Në shekullin XIV (deri në vitin 1395), Reka e Epërme ishte pjesë e sundimit të Përlepit, të familjes Mrnjavčević, kur territori iu nënshtrua Sulltan Bajazitit I të Perandorisë Osmane, gjendje e cila mbeti e pandryshuar deri në luftërat Ballkanike të viteve 1912-1913. Pas kësaj kjo krahinë u bë pjesë e Mbretërisë së Serbisë, Mbretërisë së Jugosllavisë, Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, dhe përfundimisht pjesë e Republikës së Maqedonisë Së Veriut.