Pas incidentit që ndodhi të premten më 11 korrik dhe bazuar në vlerësimin e sigurisë nga Agjencia për Siguri Kombëtare, Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur masa mbrojtëse 24-orëshe për kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. MPB sqaroi se pavarësisht komunikimeve të saj publike për kërcënime në rrjetet sociale, institucionet kanë vepruar në përputhje me ligjin për çdo rast të raportuar apo të zbuluar në mënyrë operative. “Më konkretisht: Më 1 qershor, Arsovska u përball me një kërcënim nga një automjet në lëvizje dhe është ngritur kallëzim penal. Më 2 korrik, raportoi një kërcënim nga një person që thuhej të ishte polic; ndaj tij është hapur procedurë disiplinore. Më 5 korrik u publikuan kërcënime ndaj këshilltares Irena Vitina – rasti është në trajtim. Më 11 korrik, pas incidentit në Çair, dy persona u arrestuan për sulmin ndaj saj, por kryetarja refuzoi të nënshkruajë kallëzimin në polici”, informoi MPB, duke shtuar se si mbajtëse e një funksioni publik, Arsovska do të mbrohet vazhdimisht për të garantuar sigurinë e saj dhe ushtrimin e detyrës. /SHENJA/
Data 20.02.2026
Aktuale
- Këmbimi valutor 20 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Demhasaj: Presidentja doli në marshin për ish-krerët e UÇK-së për interes, i do votat e PDK-së
- Bjellorusia: Nuk morëm viza për Bordin e Paqes të Trumpit
- 35 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha
- Politikani shqiptar në Amerikë: Për ShBA-në, çështja e territorit të Kosovës është e paprekshme
- Për të tretën ditë radhazi mbahet seancë për sulmin në Banjskë
- Vengu: Edi Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon
- Tajvan: Të afërmit rrëmbejnë gjyshin 102-vjeçar nga spitali për mos t’ia lënë pasurinë gruas së tij të re


