Në tribunën shkencore dhe përkujtimore për 30 vjetorin e Gjenocit të Srebrenicës, e cila u organizua nga Organizata Kulturore Hhumanitare “Merhamet”, përpos fjalimeve që u mbajtë nga profesorët eminentët mbi këtë ngjarje makabre, e cila mori jetën e mbi 8000 myslimanëve boshnjak në vitin 1995, në këtë tribunë shkencore gjithashtu u prezantuan edhe veprat e botuara nga Logos-A, që janë të shkruara nga autorë boshnjak. Tribuna shkencore u drejtua nga Muhamed Jashari, i cili solli në vëmendje disa nga veprat më domethënëse të botuara nga Shtëpia Botuese Logos-A, që trajtojnë tragjedinë e Bosnjës dhe përpjekjet për ta dokumentuar dhe kuptuar atë përmes letërsisë.
“Ferri i Srebrenicës – Letër Dante Aligierit nga Bosnja” e autorit Xhemaludin Llatiç, është një poemë e fuqishme që përshkruan dhimbjen dhe tmerret e përjetuara nga qindra civilë të pafajshëm gjatë masakrës së Srebrenicës. Përmes fjalës poetike, autori e përkthen tragjedinë njerëzore në një thirrje për ndërgjegjësim global, duke thënë se “Në Bosnjë, njerëzimi dështoi ta mbrojë veten nga vetja.”
“Varreza Çifute” e autorit Enes Kariç, është një roman historik i ndërtuar mbi përjetimet gjatë rrethimit të Sarajevës, që pasqyron vuajtjet e popullsisë civile në luftë. Vepra ofron një portretizim të thellë të dhunës dhe durimit njerëzor, e domosdoshme për çdo lexues që dëshiron të kuptojë realitetin e asaj periudhe të errët.
“Zulija” e autorit Bajro Perva, është një poemë liriko-epike që sjell përmes gjuhës artistike kujtesën e dhunës dhe krimeve të kryera gjatë luftës. Me figuracion të fuqishëm dhe ton emocional, autori përkujton jo vetëm tragjedinë, por edhe dinjitetin dhe rezistencën e njerëzve përballë saj.
Këto vepra janë dëshmi të rëndësishme letrare dhe historike, që jo vetëm dokumentojnë të kaluarën, por edhe ndihmojnë në përpunimin kolektiv të dhimbjes dhe në ndërtimin e një kulture paqeje dhe drejtësie. /SHENJA/