Petar Bogojeski
Ndërhyrja shqiptare në mosmarrëveshjen maqedono-bullgare është njësoj si ndërhyrja maqedonase në një mosmarrëveshje shqiptaro-kosovare!
Ky është problemi ynë “familjar”, ashtu siç është edhe ai tjetri problemi juaj “familjar”!
Këtë e shkruaj që fqinjët shqiptarë ta kuptojnë pse aq shumë zemërohemi me komentet e tyre rreth problemit aktual me Bullgarinë – veçanërisht me komentet e politikanëve të tyre.
Ne kemi një grindje të vjetër familjare midis maqedonasve të Maqedonisë dhe maqedonasve të Bullgarisë. Këtu, bullgarët etnikë nuk kanë shumë faj! Këtë grindje na e ka shkaktuar Rusia dhe ajo zgjat tashmë prej dy shekujsh!
Këshilla ime vëllazërore për shqiptarët: tregohuni të përmbajtur!
Mos u përzieni në punët e të tjerëve, nëse nuk doni që edhe ne të ndërhyjmë në tuajat! Vetëm kështu do t’i mbyllim më lehtë problemet dhe do të ecim përpara!
Shikoni shembullin e Bujar Osmanit?! Çfarë bëri? Vetëm i ngatërroi gjërat dhe tani përpiqu t’i rregullosh! Turp!
Grindjen midis nesh maqedonasve mund ta zgjidhim vetëm ne – askush tjetër! Kemi inat, është e vështirë, por do t’ia dalim! Ndërhyrja e shqiptarëve, serbëve, grekëve, turqve… vetëm do ta ndërlikojë situatën pafundësisht!
Ne kemi telashe të mëdha me Rusinë… aty kemi nevojë për ndihmë nga bota! Por jo nga Ballkani – nga bota!