Juventus është gati të pranojë një ofertë të mirë financiare për Nico Gonzalez dhe të lirojë anësorin argjentinas.
Shifra që konsiderohet e arsyeshme për shitjen e tij është rreth 30 milionë euro.
Kjo do t’u jepte mundësi bardhezinjve për të rritur fondet e tyre për lëvizjet e ardhshme të tregut të transferimeve.
Sipas “Tuttosport”, klubi është duke pritur oferta konkrete nga klubet saudite, të cilat vazhdojnë ta monitorojnë nga afër lojtarin.
Marrëdhënia e Nico Gonzales me Juventus duket se po i afrohet fundit, pasi 27-vjeçari, që ka një kontratë deri në vitin 2029 me Juventus (5 gola në 38 ndeshje zyrtare), nuk bën pjesë në planet e trajnerit Igor Tudor.
Transferimi i tij mund të zhbllokojë edhe marrëveshjet në vazhdim të klubit. Shitja e argjentinasit do t’i hapë rrugën një marrëveshje më Manchester United për Jadon Sancho si dhe të lehtësojë blerjen e kartonit të Francisco Conceicao.