Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga sot përmes një postimi ka kujtuar 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Nuri Mazarit, shkruan Top24
Sot, në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me respekt të thellë Nuri Mazarin – një emër që zë vend të veçantë në historinë më të re të përpjekjeve tona kombëtare.
Në jetë dhe në angazhim, Nuri Mazari ishte shembull i përkushtimit qytetar dhe kombëtar. I qetë në fjalë, por i palëkundur në parime; i thjeshtë në sjellje, por i madh në ideale. Ai dha gjithçka për të drejtat e shqiptarëve dhe për lirinë e popullit tonë.
Në këtë përvjetor domethënës, nuk kujtojmë vetëm ndarjen e tij nga jeta, por nderojmë gjurmët që la pas – një vepër që vazhdon të frymëzojë.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!
#KomandantStruga #UshtriaÇlirimtareKosoves
#UshtriaÇlirimtareKombetare