Reagim edhe nga fqinjët. Ministria e Jashtme e Bullgarisë përshëndeti rezolutën e Parlamentit Evropian.
Ministria thekson se çështjet që lidhen me identitetin dhe gjuhën duhet të jenë temë e diskursit shkencor dhe akademik, e jo objekt i vlerësimeve institucionale për përparimin drejt BE-së.
Nga Bullgaria thonë se e mbështesin perspektivën evropiane të rajonit, por me respekt të rreptë të kritereve dhe detyrimeve të dakorduara, duke paralajmëruar se përpjekjet për përdorimin e institucioneve evropiane për qëllime të brendshme e minojnë besimin dhe i dëmtojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore.