Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes që ka ndodhur në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, një femër shtetase e Kosovës ka deklaruar se, teksa po ecte në rrugë, është ndaluar nga një veturë e panjohur dhe nën kërcënimin e armës persona të panjohur ia kanë marrë para dhe kartelë bankare.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në rrugë është ndalur një veturë dhe nën kërcënimin e armës ka arritur t’ia marrin një shumë të hollave, telefonin dhe një kartelë bankare e më pas kanë ikur në drejtim të panjohur”, ka njoftuar policia.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.