Sot do të mbahet seanca dëgjimore ndaj pesë policëve të dyshuar për përfshirje në rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit nga Lipjani.
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, ka konfirmuar se ka pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.
“Lidhur me kërkesën tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan sot ka pranuar kërkesën për caktim të masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj pesë të pandehurve.
Seanca dëgjimore është caktuar të mbahet nesër me datë 09.07.2025 në ora 10:30”, thuhet në përgjigjen për median nga zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.