Me rastin e 30 vjetorit të Gjenocidit të Srebrenicës, OKH MERHAMET, ka njoftuar se do të organizojë një tribunë shkencore me mysafir dhe personalitete nga Bosnja dhe Hercegovina.
“Prof. Dr. Muamer DŽANANOVIĆ dhe Dr. Jasmin MEDIĆ, autorë të shumë teksteve mbi Gjenocidit e Srebrenicës si dhe mbi krimet serbe që janë bë ndaj popullit të Bosnjës gjatë luftës në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Tematika do të jetë e përbashkët për ti dhënë një koncept dhe parafytyrim edhe dëgjuesit shqiptarë se si ka ndodhur masakra e Srebrenicës, në baza të një kronologjie historike si dhe aspekti i trajtimit ligjorë se si është gjendja momentale deri ku ka arritur drejtësia e këtij gjenocidi deri më tani.
Kjo tribunë do të udhëhiqet nën moderimin e Dr. Muhamed Jashari , i cili poashtu do bëjë prezantimin e shkurtër të disa librave të botuara nga Logos-A, libra të cilët kanë të bëjnë me po të njëjtat tematike që kanë ndodhur këto ngjarje tragjike në Bosnjë dhe Hercegovinë”, thuhet në njoftimin e OKH MERHAMET.
Data 08.07.2025
Aktuale
- Drejtori i një shkolle fillore në Likovë ka lidhur marrëveshje për punësim pa shpallur konkurs publik dhe pa miratimin e Ministrisë së Financave
- Prokuroria kërkon paraburgim për pesë policët në rastin e vdekjes tragjike të 27-vjeçarit në Lipjan
- Maqedonia e Veriut do të ketë Avokat të ri të Popullit, pasi Ziberi do të pensionohet
- Shkupi i zhgënjyer nga amendamentet e eurodeputetëve bullgarë
- “Humbi jetën në një akt heroik” – Bashkia Shkodër ngushëllon për kapitenin që shpëtoi dy turistët
- Temperatura e përsosur për kondicionerin tuaj gjatë verës
- Mickoski: Një numër i madh i eurodeputetëve nuk mbështesin fshirjen e termeve “identiteti maqedonas” dhe “gjuha maqedonase”
- Qeveria ka shpallur gjendje krize 30 ditore për shkak të zjarreve