Zv/kryeministri Izet Mexhiti, është shprehur se nuk e përjashton mundësinë që të kandidojë për kryetar të Çairit. Në emisionin “24 analiza” tha se janë duke rrjedh anketat brenda partiake, ndërsa shtoi se presin fitore në më tepër komuna me shumicë shqiptare.
Mexhiti tha se BDI po përgatitet ta nxjerr kandidat Bujar Osmanin, ndërsa sipas tij, komuna e Çairit është e rëndësishme për ta.
“Po analizojmë terrenin dhe dëshirojmë që të gjejmë zgjidhje më të mirë dhe në bazë të kësaj do të veprojmë. BDI dëshiron për Çairin ta kandidoj Osmanin dhe është e qartë se kandidatë tjetër nuk është në lojë, ndërsa për ne është e rëndësishme ta fitojmë Çairin. Po bëhen analiza, nuk e përjashtoj mundësinë të kandidojë për kryetar të Çairit”, ka deklarur Mexhiti.
Data 02.03.2026
Aktuale
- Ndërron jetë një lehonë 34-vjeçare në Shkup
- Taravari: VLEN është shndërruar në një “moçal politik”
- Alarm për eksploziv në zonë e 15-katshit në Tiranë, gjendet një çantë e dyshimtë! Ja çfarë u zbulua
- Lëvizja Demokratike shpreh mbështetje të qartë dhe të palëkundur për rolin udhëheqës të SHBA-së
- Maqedonia e Veriut u bën thirrje shtetasve të saj të përmbahen nga udhëtimet e panevojshme në Lindjen e Mesme
- LSDM: Qeveria nuk rrit pagën minimale në 600 euro, vetëm 1.600 denarë
- “Do të të pres veshët!”- Kërcënoi blerësin e kokainës për borxhin, trafikanti shqiptar kapet i fshehur në Barcelonë
- (VIDEO) Asfaltohet një rrugë në Haraçinë, Beqiri paralajmëron projekte të tjera


