Ministria e Shëndetësisë informon publikun se në përputhje me parashikimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Planin e Veprimit për Parandalimin e Pasojave të Valëve të Nxehtë në Shëndetin e Popullsisë 2025–2030, duke filluar nga sot (e premte, 4 korrik), aktivizohet faza 3, e cila do të zgjasë deri më 8 korrik 2025.
Me propozim të Ministrisë, Qeveria miratoi rekomandimet e mëposhtme:
Përjashtim nga detyrimet e punës për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç. Ky rekomandim nuk vlen për punonjësit në infrastrukturën kritike (shëndetësi, polici, ushtri, transport, energji, kompani publike).
Shtyrje e procesit të punës gjatë orarit kritik (11:00–17:00) për punonjësit e ekspozuar ndaj nxehtësisë direkte;
Punë në distancë, orar pune fleksibël ose i dyfishtë, aty ku është e realizueshme;
Punëdhënësit të sigurojnë kushte pune mikroklimatike në përputhje me planin e veprimit: dhoma me temperaturë deri në 25°C, përveç rasteve kur natyra e procesit të punës kërkon ndryshe;
“Aktivizimi i planeve të emergjencës, të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor, institucionet e kujdesit për të moshuarit dhe institucionet arsimore të veprojnë në përputhje me protokollet e brendshme të krizave. Masat synojnë të sigurojnë mbrojtje të vazhdueshme dhe efikase të shëndetit të popullatës përmes veprimeve parandaluese dhe përgatitjes së duhur institucionale. Ministria e Shëndetësisë, së bashku me të gjitha institucionet kompetente, do të vazhdojë me informimin e rregullt dhe zbatimin e masave, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Kujtojmë se vala e të nxehtit ka kapluar gjithë Evropën. Paralajmërime për nxehtësi ekstreme janë në fuqi në pjesë të Portugalisë, Spanjës, Italisë dhe Kroacisë, ndërsa Franca, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Hungaria, Maqedonia, Serbia, Sllovenia dhe Zvicra po përballen gjithashtu me temperatura jashtëzakonisht të larta. Serbia regjistroi temperaturën e saj më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve në shekullin e 19-të, ndërsa Sllovenia të shtunën regjistroi ditën e saj më të nxehtë të qershorit ndonjëherë.