Debati për ribalancin e Buxhetit vazhdon nesër në Komisionin amë për financim dhe buxhet. Sot, në ditën e parë të debatit, deputetët e qeverisë dhe të opozitës akuzuan njëri-tjetrin se kush ka bërë më shumë ekonomikisht për vendin.
Për deputetët e partisë në pushtet VMRO-DPNE, ribalanci është real dhe garanton rritje ekonomike dhe përmirësim të standardit të jetesës, ndërsa për opozitën është provë se është bërë një llogaritje politike afatshkurtër dhe një sërë masash populiste.