Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi duke folur për të dhënat e fundit të inspektoratit shtetëror të tregut për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, paralajmëroi masa rigoroze për tregtarët, nëse siç tha ai, pas publikimit të të dhënave nga enti shtetëror I statistikave konstatohet se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka vazhduar edhe në muajin qershor me tempon e njejtë si në muajin maj.
BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS
“Në ditët e ardhshme presim që të na vijë raport për çmimet edhe për muajin qershor, I prsim edhe të dhënat nga enti shtetëror I statistikave, kur do ti bashkojmë të dhënat nga të dy palët, do të analizojmë se si kanë qenë veprimet e shitësve, prodhuesve dhe distributorëve. Po e përsëris se nëse konstatohet rritje enorme e çmimeve të produkteve ushqimore do të marrim masa më rigoroze ose do të shkojmë me përqindje më të ulët të kufizimit ose do ti përfshijmë të gjitha produktet”
Durmishi më tej tha se gjatë muajit maj të dhënat e inspektoratit shtetëror kanë treguar se çmimet janë rritur nga 3% deri në 25%.
BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS
“Tek produktet të cilat kemi pasur marzhë kufizuese deri në 5 % çmimet janë rritur nga 3 deri në 7 %, produktet që kanë pasur marzhë deri në 10 % si mishi, sheqeri dhe të tjera rritja ka qenë nga 10-15% dhe produktet që kishin marzhë 15% si pemët dhe perimet, rritja e çmimit është bërë nga 15 deri në 25%”.
“Nëse kjo rritje vazhdon edhe në qershor, do të marim masa më rigoroze për tregtarët, prodhuesit dhe distributorët të cilët kanë vepruar në mënyrë të pa arsyeshme, duke rritur çmimet në mënyrë enorme”, tha Durmishi.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/