Ministri i Administratës Publike Aleksandar Minçev, sot në një konferencë për shtyp me rastin e një vjetorit të themelimit të Ministrisë, prezantoi rezultatet kryesore dhe lëvizjet reformuese që, siç tha ai, hodhën themelet për kulturën e re të menaxhimit në sektorin publik.
“Formimi i Ministrisë së Administratës Publike nuk ishte një veprim burokratik. Ishte një mesazh politik. Një mesazh se nuk ka më vend për punësime partiake, për institucione jofunksionale, për marrëveshje sekrete dhe për çmësim”, tha Minçev, duke theksuar se administrata publike nuk duhet të jetë më një “zonë e mbrojtur për individë të privilegjuar”, por një shërbim për qytetarët.
Nga masat kryesore të marra, ai veçoi korrigjimin e Balancer-it, domethënë metodologjinë për llogaritjen e përfaqësimit etnik në sektorin publik.
“E rregulluam llogaritjen në përputhje me Ligjin e atëhershëm aktual, bazuar në popullsinë reale rezidente, dhe jo sipas llogaritjes së mëparshme të popullsisë jorezidente”, shpjegoi Minçev.
Ministri paralajmëroi se zgjidhjet ligjore të cilat dalin nga debatet publike janë në fazën përfundimtare në Kuvend.