Memedali Jusufi
Historia gojore është burim të dhënash që i ka shërbyer gjithherë shkencës së historisë por edhe shkencave tjera, dhe vetë njerëzimit duke ruajtur dhe transmetuar kujtimet, përvojat, traditat, zakonet dhe kulturat e popujve apo grupeve shoqërore në kohë dhe hapësira të ndryshme.
Historia gojore moderne me metodat dhe teknikat e përdorimit të saj ka rolin e ruajtjes, regjistrimit, transkriptimit dhe interpretimit të informacionit historik. Bazuar në përvojat dhe opinionet personale, të ish-pjesëmarrëseve në ngjarje të caktuara, kurse tani në rolin e folësve të intervistuar. Ajo merr formën e dëshmive që dëshmojnë të kaluarën. Por bënë edhe mbledhjen dhe ruajtjen e folklorit, miteve dhe tregimeve që barten gjatë viteve nga fjala e gojës.
Metodologjia e historisë gojore moderne – bashkëkohore është mënyra më origjinale e ruajtjes së njohurive dhe te të kuptuarit e njerëzve të vjetër. Por nuk do të thotë se përjashton edhe intervistimin e brezave të rinj, të cilët tani janë të angazhuar në fusha të ndryshme, duke fituar dhe krijuar përvojë të re, në aktivitetet e përditshme jetësore si në: aspektin e gjerë social, procesin edukativo-arsimor dhe zhvillimet teknologjiko-shkencore etj. Duke u bërë kreatorë të historisë së tyre individuale, të cilën historia gojore moderne mëton ta regjistrojë dhe ruaj për gjeneratat e ardhshme të shoqërisë njerëzore
Duke shfrytzuar metodat me te mira te historise gojore, ne beme disa investigime me nejrzit qe shenuan fillimin e pluralizmit politik si Mateja Matevskin , Lubomir Ferckovskin, Petrit Saracinin, Ferid Muhic, Izet Curin , Besfort Idrizi , Xhabir Derralla etj
Besfort Idrizi eshte dekan ne Fakultetin e Artit te Drames ne Shkup. NJe shkoll qe ka nxjere emra eminent ne Maqedoni . Nena e tij me origjine eshte nga Leunova, nje fshat piktoresk perballe Mavroves. Gjithashtu andej edhe ne kemi origjinen , gjyshja ime eshte gjithashtu nga Leunova une vete jame nga Reka e Eperme dhe ne fund te dites e njohim shume mire kete Zote.
Sipas Besfortit , aktor shume i njohur ne Maqedonine e Veriut dhe jo vetem bartes i nje posti shume te rendesishem publik sic eshte ajo e dekanit ne nje Fakultet ne Shkup, Galishniku ka qene i banuar dikur ne lashtesi me shqiptare ortodoks dhe shqiptare muslimane . Gjthinje sipas tij perberja fetare ka qene gjyma ortodoks shqiptare dhe gjysma me musliman shqiptare . Keta te paret ia kene perzene shqiptaret musliman per ne Leunov nga edhe ne , une dhe Besforti kemi origjinen. Kjo histori ka rendesi per Darsmen e Galishnikut e cila organizohet cdo vjete ne Maqedonine e Veriut , nga e cila darsem jane te perjashtuar shqiptaret.
Nga kjo krahine e vendit tone vijne emra si Mateja Matevski, LUbomir Ferckovski, Besfort Idrizi , SHekerinska , Kim Mehmeti etj.
* Maqedonia e Veriut dallohet perpos tjerash edhe me multikulturalizmin e saj , emrat qe i permenda me larte , mbase , jane vetem disa raste tipike qe ti mund te njohish me mire nje Maqedoni ndryshe nga ajo qe jemi mesuar .
Xhabir Derralla eshte nje personazh publik shume i njohur ne Maqedoni.Ai është nipi i të famshmit Mehmet Pashë Deralla, i pari Ministër Lufte i Shtetit Shqiptar, pjesë e kabinetit të Ismail Qemalit. Shqiptar, pa dyshim, por që një rrjedhë e pazakontë jete, e ka bërë që mos të flasë dot shqipen.
Është poet, gazetar, producent, por dhe një aktivist i palodhur civil në Maqedoni, në krye të një OJQ-je të me shumë prestigj, siç është “Civil”-i.
Po, është handikap i madh të mos flasësh dot gjuhën e prindëve të tu, gjithsesi. Unë me origjinë jam nga një familje e përzierë: im atë është shqiptar nga Tetova, ndërkohë nëna është shkupjane e vjetër me origjinë të përzier turko-dalmate- thote Xhabiri ne nje komunikim te perbashket qe patem kur fillova te njoh nje Maqedoni ndryshe ne fillim te viteve te para te mileniumit te trete sa po kishim shkelur , ne fillimet e karieres time ne fushen e gazetarise, fushe qe fillova ta levroj me te gjithe pasionin, vrrullin rinore qe na kishte mberthyer sidomos pas trazirave dhe nje konflikti te armatosur te vitit 2001
Xhabiri vazhdon sagen e tij familjare “Kur isha fëmijë, babai rrallë ishte në shtëpi, derisa iku përgjithnjë në amshim. Kështu që, në shtëpi mësova të flas gjuhën turke dhe atë serbo-kroate, duke pasur parasysh që jetonim në një rreth pastër maqedonas e në shkollë mësoja në gjuhën maqedone.Faktikisht , të gjithë shkollimin tim e kam pasur maqedonisht. Me kohë, përpiqem të paktën ta kuptoj gjuhën shqipe, duke falenderuar edhe kolegen Albulena Karraga dhe të disa kolegë që punoj dhe me të cilët shoqërohem-Xhabiri sigurishte nuk synon te shfajsohet per ate qe eshte por ne nje menyre njohtohet me shume njerez sikur puna ime qe sa po isha futur ne boten spirituale te Maqedonise sime-nese mund te shprehem keshtu.
Në cdo rast, vlerësoj se është handikap në përgjithësi që mos të dihet gjuha e shumë qytetarëve të shtetit në të cilin jeton, pavarsisht etnisë që i përkasin.
Gjatë historisë së saj, zona, e cila tani është Maqedonia e Veriut, përjetoi disa luftëra dhe shumë popuj kaluan nëpër të, duke përfshirë grekët, persët, romakët. Kjo e bëri vendin një nga vendet më të pasura historikisht në botë. “Të jetosh do të thotë që nga zanafilla të jesh i shtrënguar të interpretosh jetën”-Petrit Saracini-Petrit Saraçini është ndër njerëzit më të angazhuar kohët e fundit, si në sektorin civil po ashtu edhe nëpër debate, ku temë kryesore është kriza politike e Shkupit dhe dalja prej saj. Por Saraçini nuk është ndonjë akademik apo intelektual hijerëndë. Ai vjen nga bota e muzikës, ku lëvron regen (atë të Bob Marley-t), si dhe spiritualen.Ka përfunduar studimet në drejtimin e shkencave të komunikimit dhe punon në Institutin Maqedonas për Mediume (MIM).Ajo që e bën më interesant Petritin është fakti se me disa kolegë apo miq të tij ka formuar një grup muzikor, “ The Reporters”, ku bëjnë pjesë disa emra të rëndësishëm të gazetarisë në Maqedoni, si Borjan Jovanovski përshembull. Po ç`është kjo gazetari në pentagrame?!KUr e pyesim per Maqedonine dhe relacionet shqiptaro-maqedone shprehet : Me keto elita politike qe kemi perspektiva e shtetit me duket e zymte .Për fat të keq, akoma jemi larg gjuhës së përbashkët, edhe pse kohëve të fundit ka shumë shenja optimiste në këtë drejtim – kryesisht te lëvizjet qytetare. Për t’u afruar më tepër, na mungon sinqeriteti, vullneti, dituria dhe njohuritë për “tjetrin”. Në këtë drejtim, kemi edhe shumë punë.
Izet Curi -mjeshtri i modës, njeriu i pasarelave të Parisit e më tej, shqiptari Izet Curi, rrëfen disa detaje të jetës së tij. Interesante është mirënjohja që ai shpreh për ustallarët që i dhanë zanatin. Por më interesante, është dashuria e pakushtëzuar që ai ka për vendin e tij, Maqedoninë, që një ditë do e linte për të rrokur Parisin madhështor. Por siç thotë, sërish do kthehet një ditë në Shkup, atje ku lindi e ku hodhi themelet e një karriere të jashtëzakonshme…Pas tërmetit të vitit 1963 në Shkup, ishte goxha e vështirë për të mbijetuar. Nëna jonë atëbotë morri një vendim jo edhe aq të lehtë, që ne fëmijëve të na dërgojë në zanate të ndryshme: mua më dërgoi te mjeshtri Strahil Jakimovski-Cale. Ai më morri nën mbikqyrje dhe të gjithë mjeshtërinë e tij, dijen që kishte, pa u kursuer, pa ndonjë egoizëm, ma ofroi mua-
Më vonë punova me Blagoje Angelkovskin dhe Tome Malinovskin. Përvoja që morra prej këtyre mjeshtrave ndikoi në përsosjen time të mëtejshme. Ata të tre vërtet ishin mjeshtra të mëdhenj, më meritorët për atë që kam arritur, dijen e tyre që më dhanë, që më pas mu hapën të gjitha dyert në Paris.
Gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, ishte e lehtë të udhëtoje, të prekje botën, por ishte e vështirë të që të bëje diferencën në kualitet, në atë çfarë ofroje në atë botë ku mbërrije, aftësi pra të cilën e mora pikërisht nga të tre mjeshtërit e sipërpërmendur, po ashtu dhe njerëz të mrekullushëm. Dhe kështu vazhdoi rrugëtimi im drejt përsosjes në Paris.
Kur flete per femijrine e tij nuk haron te flase edhe per elementet pozitive te shtetit , duke anashkaluar eliten e koruptuar politike “Edhe sot e kësaj dite e pohoj se Maqedonia është e bukur, pjellore, vend i mrekullueshëm në mes lindjes dhe perëndimit. Unë vlerësoj se është në dorën e njerëzve nëse duan nga ky vend të bëjnë një parajsë në mes Ballkanit, por vetëm nëse kanë vullnet për një gjë të tillë, kuptohet edhe dëshirë. Ndoshta ju duket e tepruar që të krahasosh Francën, Parisin më saktë, me një vend ballkanik, por ja që nuk ka vende të mëdha dhe të vogla, gjithnjë nga këndvështrimi im. Sepse secili vend ka karakteristikat e veta, ka shenjën e vet identifikuese dhe kuptohet ka bukurinë e vet. Në çdo vend që njeriu ndjehet mirë, ndjehet i gjallë, është vend i bukur. Mbase paragjykohemi shumë në profesionin tonë, por në Paris unë njoh dhe respektoj vetëm punën: punë, punë, punë, natë e ditë.
Dhe vertet ka te drejte Curi udhëtarët që shkojnë në Maqedoninë e Veriut, të cilët dëshirojnë aventura emocionuese në natyrë duhet të kenë parasysh të vizitojnë kanionin e Matkës. Këtu ka mundësi për një gamë të gjerë aventurash, nga shëtitja me varkë në shpella, kajak, shëtitje dhe peshkim. Zona ka gjithashtu disa manastire mesjetare që udhëtarët do të duan t’i eksplorojnë. Është destinacioni i përsosur nëse doni të largoheni nga jeta e qytetit dhe të kaloni pak kohë në natyrë. Jo vetem ky vend , por gati cdo jave me miqte e mij qe vijne per interviste nga Shqipria dhe KOsova , vizitojme Mavroven. Eliza Hoxha, Genc Prelvukaj, Mirush Kabashi, Alfred Trebicka jane vetem disa emra te xhet-setit te botes shqiptare me te cilet njohtohemi me pasurite e Maqedonise, vendet unikate qe posedon ajo.
Parku Kombëtar i Mavrovës është një zonë në Maqedoni që përfshin kanione, pyje të dendura dhe liqene. Është parku më i madh kombëtar në vend dhe është një vend i mrekullueshëm për të shijuar disa aventura në natyrë. Në Parkun Kombëtar të Mavrovës ka mundësi për shëtitje, alpinizëm dhe çiklizëm. Ky park është gjithashtu i pasur me shumë lloje të kafshëve dhe shpendëve dhe ofron mundësi emocionuese për ski gjatë dimrit. Përveç dhuntive natyrore, ky park ka edhe disa objekte historike interesante si manastiri “Shën Jovan Bigorski” (Gjon Pagëzori) dhe kisha e fundosur apo e përmbytur e “Shën Nikollës”, e cila mund të shihet vetëm në verë.
Edhe akademiku Ferid Muhic thote se ne Maqedoni mund te gjeni vendin ku jane gershetuar, kane mbijetuare bashkarishte civilizime dhe kultura te ndryshme botrore, vendi i mrekullueshem ne mes lindjes dhe perendimit.
* Mateja Matevski ish-kryetar i Akademise se Shekncave te Maqedonise, LUbomir Ferckovski dhe Ferid Muhic .NJe nga ngjarjet me interesante qe kame ndjekur ne punen time si raportues ka qene edhe dekorimi i rekasit Mateja Matevski nga presidentja e KOsoves Atifete Jahjaga. Ambasadori ne Maqedoni Ylber Hysa ia dorzoj ne Akademin e Shkencave dhe arteve te Maqedonise, dekoraten ne fjale. Opinioni i ketushem dhe jo vetem eshte i befasuar me kete ngjarje se si nje “maqedonas i dikurshem “menjehere merre mirnjohje nga ana e nje shteti te ri sic eshte Kosova.Nese filloni te hulumtoni pak me thelle ne qarqet akademike sic kame bere une me vite , jo rrallehere do te ndegjoni thashetheme nga me te ndryshmet, thuren edhe anekdota me nje doze te humorit per akademikun Matevski.
Une iu drejtova me dialektine tij te rekes e ai pa shume ngurim ma ktheu “eshte vertet nje dialekt arkaik-ka vite qe nuk e foli”. Ne rekasit mburemi me te pamvarsishte baticave dhe zbaticave qe e kane ndjekur akademikun gjate jetes se tij. Ai kishte shume miq poet ne boten shqiptare ne mesin e tyre edhe Ali Podrimen.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dekoroi akademikun me origjinë shqiptarë Mateja Matevski për veprën e tij jetësore dhe kontributin e dhënë në letërsi, shkencë dhe afrimin e popujve të Ballkanit. Akademiku, me origjinë shqiptare nga fshatrat e krahines se Rekë, u shpreh modest në pranimin e mirënjohjes. Ai shpjegoi se gjatë gjithë veprimtarisë së tij ka qenë i lidhur ngushtë me shkrimtarët, gazetarët dhe shkencëtarët shqiptarë nga të gjitha hapësirat në Ballkan.”Mendoj se meritat e mia nuk janë dhe aq të mëdha sa për të pranuar këtë mirënjohje, pasi vjen nga fqinji jonë i parë, kjo për mua fiton një rëndësi edhe më të madhe.
Mateja Matevski (13 mars 1929, Stamboll – 6 qershor 2018, Shkupi) ishtë poet, kritik letrar dhe teatri, eseist, përkthyes, akademik. Ka mbaruar studimet në Fakultetin Filologjik në Shkup. Për një kohë ka punuar në Radio Televizionin e Maqedonisë si gazetar, redaktor i emisioneve kulturore e letrare, ndërsa më vonë edhe si kryeredaktor dhe drejtor në televizion si dhe drejtor gjeneral në Radio Televizionin e Shkupit. Matevski është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Maqedoni, ndërsa ka qenë kryetar i saj në përiudhën 2001-2004.
Ferid Muhic kryetari i Akademise se Shkencave dhe arteve te Bosne-Hercegovines po atyre diteve me dha nje interviste ekskluzive per portalin qe punoja .
Një bisedë me akademikun e madh boshnjak Ferid Muhiq, padyshim nuk futet tek përjetimet e zakonshme të kësaj bote. Më i madh impresioni është kur atë e ndan dhe me të tjerë.