Memedali Jusufi
….Sa u zgjova, dëgjova zhurmën e dallgëve, po nuk u besova veshëve. Mu duk sikur isha në ëndërr. …Në ënder deti e kishte bërë vazhdimisht atë zhurmë. Vështrova pishat. Pishat lëkundeshin. Qenka prishur me të vërtetë moti,, si hëngra mëngjes, dola nga vila. Deti. Vrapova drejt plazhit. Askush nuk lahej atë ditë. Kishte shumë dallgë. Ato ndiqnin njëra-tjetrën dhe treteshin në breg…
Hecja neper kohe, cdo here me ka interesuar te gjeja nje mjet fantastik, qe te mund te shetis nga nje kohe ne nje kohe tjeter , qe te njihja gjera te cuditshme, njerez dhe kultura te ndryshme; te cilet diku egzistojne , diku larg ne te ardhmen, por edhe thellesishte ne te kaluaren. Kur u rrita , kuptova se ai mjet i cuditshem egziston , e ajo eshte letersia .Domethënia filozofike e artit qëndron pikërisht në atë që mbi një vepër artistike sprovohet e vërteta, që permes një rruge tjetër nuk mund të arrihet. Krahas përvojës së filozofisë, përvoja e artit eshtë paralajmërimi me bindes që vetëdija shkencore t’i pranoj kufijtë e saj.
Tregimi ka qenë një pjesë e rëndësishme e njerëzimit që nga kohët tona më të hershme, kur njerëzit vazhdimisht tregonin historitë e tyre, duke ndarë kështu me brezat e rinj porositë mbi vlerat, identitetin dhe përkatësinë. Mosha luan një rol thelbësor në mënyrën se si ne e perceptojmë trashëgiminë. Është vërejtur se fëmijët ndërlidhin trashëgiminë me diçka “të vjetër” apo historike, derisa të rriturit mund ta ndërlidhin trashëgiminë me identitetin. Më të moshuarit mund të ndërlidhin trashëgiminë me “të kaluarën e artë” dhe vlerat e “humbura”. Por rëndësia e trashëgimisë vlerësohet në të gjithë brezat.Transmetimi i vlerave të trashëgimisë tek brezat e rinj ka qenë një proces me rëndësi të veçantë për të moshuarit në mënyrë që të sigurohet mbijetesa kulturore.
Bota e artit eshtë një univers i vertet, që përfshin në vetvete një larmi të madhe dukurishë të nduarnduarshme siç janë: letërsia, arkitektura, muzika dhe piktura, teatri dhe filmi artistik, skulptura dhe loja e aktorit. Ky univers i veçantë ka histori të gjatë, që nga kohët e lashtë deri në ditët e sodit.
Ne art gjithmonë jemi në fushën e te ‘ krijueres ‘ , e asnjëherë në fushën e te dhënes . Ajo që eshtë dhënë ne ndonjë pikturë, plastikë apo roman, kushtet historike dhe sociologjike, proceset psikologjike dhe fiziologjike të artistit, fizika apo kimia materiale- ato janë realitete . Krijimi ka të bëjë me kalimin e agregatit të realiteteve në bashkerealitetin e veprës artistike.
Vepra artistike eshtë një objekt që eshtë prodhuar nga autori që e organizon ledhin e efekteve komunikuese në mënyrë që cdo konsumator i mundshëm…te mund ta kuptoje vete veprën artistike, formën fillestare të imagjinuar të autorit…pra Vepra eshtë e hapur për tu interpretuar ne një mijë mënyra sepse forma e veprës eshte e përfunduar e mbyllur në përsosmërinë e saj , e matur në mënyrë të përkryer te organizimit poashtu. Eko
Ashtu si mjekësia i studion edhe helmet, metafizika përzihet me pedanteri të pahijshme në dogmat religjioze, etika e predikon madhështinë, astrologjia e mbron besetytnine, optika mashtron , muzika i ndez epshet dashurore, matematika kopracine..
Keshtu qe arti i romanit na ofron trillime, na hap një nga dyert e Pallatit të absurdit dhe pasi me mendjelehtësi ta kapërcejmë ate prag , dera pas shpinës sonë do mbyllet…