BDI shpreh shqetësim të thellë për fushatën e re të realizuar nga mbetjet e VLEN, të porositur nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM, kundër regjistrimit të popullsisë, një proces thelbësor për funksionimin demokratik dhe multietnik të shtetit.
Kjo strategji është trishtuese dhe e paprecedentë në historinë e pluralizmit në vend. Nuk ka ndodhur më parë që për politika kaq haptazi antishqiptare, partitë maqedonase të përdorin si “mashë” partitë shqiptare për të përgatitur terrenin për ndërhyrje institucionale.
Po shohim një model të rrezikshëm që po përsëritet me një skenar të qartë:
Fillimisht, partitë e vogla shqiptare dalin dhe relativizojnë ose kritikojnë një shtyllë të Marrëveshjes së Ohrit;
Më pas, VMRO-DPMNE dhe partnerët e saj e shfrytëzojnë këtë për ta sulmuar ose anuluar tërësisht.
Kështu ndodhi me Balancuesin: u quajt me “defekte”, pastaj u shfuqizua.
Kështu ndodhi me përdorimin e gjuhës shqipe: u përkufizua si “gjuhë e përkthyer”, dhe menjëherë pasoi sulmi ndaj ligjit.
Tani ka nisur edhe me regjistrimin: krijohet narrativa se procesi ka qenë i manipuluar, me qëllim që nesër të hidhet poshtë nga VMRO dhe ZNAM.
BDI e denoncon me forcë këtë qasje si një strategji të mirëkoordinuar për të dobësuar themelet e barazisë në këtë shtet. I bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë dhe gjithë faktorëve të përgjegjshëm që ta kuptojnë rrezikun e këtij modeli të ri që prodhon ndasi, mohim dhe tension.
BDI do të qëndrojë në mbrojtje të barazisë, të drejtës për përfaqësim dhe të vlerave që buruan nga Marrëveshja e Ohrit, dokument që garanton paqen.
Data 03.03.2026
Aktuale
- (VIDEO) Tragjedi në Tetovë, 10 vjeçari bie nga ballkoni dhe vdes
- MPJ: Shtetasit e RMV-së nëse është e nevojshme do të evakuohen nga Izraeli me aeroplan qeveritar
- Tragjike: Ndërron jetë në aksident trafiku ish-pelivani nga Saraji, Refet Pajaziti
- Filipçe: Anëtarëimi në NATO është rezultat i politikave strategjike, vizionare dhe shtetërore të LSDM-së në dekadat e fundit
- Ish-drejtoresha e Onkologjisë, Klisarovska dëshmoi për mungesë të këshillit dhe vendimeve kolektive për terapi në “Onkologjia 2”
- Mickoski, Rutte: Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojë me NATO-n për sigurinë rajonale dhe globale
- Çfarë do të ndodhë me çmimet e naftës nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar?
- Skandali në IKMT, Klesti Çela, drejtori i mjedisit e dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën! Inspektori i Përgjithshëm i pezullon nga detyra! Sula: Incidenti s’do kalojë pa përgjegjësi


