Superylli Lionel Messi tha se Inter Miami po largohet me krenari nga Kupa e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara. Messi shkroi në llogarinë e tij në Instagram se skuadra e tij humbi ndaj kampionëve të Evropës, Paris Saint-Germain.“Për ne, Kupa e Botës për Klube përfundoi me një humbje ndaj fituesit aktual të Ligës së Kampionëve, ku ka lojtarë që i vlerësoj dhe ishte kënaqësi t’i shihja përsëri. Largohemi me krenari që arritëm qëllimin për të hyrë në 16 më të mirët e turneut”, shkroi argjentinasi.
Nga viti 2021 deri në vitin 2023, Messi luajti për PSG-në, me të cilën fitoi dy herë kampionatin francez dhe një herë Superkupën e vendit. Në total, argjentinasi luajti 75 ndeshje për parisienët, duke shënuar 32 gola dhe duke dhënë 35 asiste, por periudha e tij në Paris është padyshim e zbehtë në krahasim me të gjithë karrierën e tij.
Data 30.06.2025
Aktuale
- Drejtori i QMK akuzon Qytetin e Shkupit për neglizhencë në Vizbeg
- Qasja progresive jep rezultate – Qeset me nikotin si alternativë për të rriturit duhanpirës
- “Drejtësia që nuk vepron në kohë është rrezik i madh”- Kreu i GJL mban fjalën para magjistratëve: Vërej heshtje dhe pasivitet! Kemi nevojë për vetëdije kolektive
- Klinika e Onkologjisë-Shkup: Janë siguruar ilaçet për trajtimin e sëmundjeve onkologjike
- EDS promovon një koncept të ri në mënyrën e punës: Përdoruesit në fokusin e veprimtarive
- Punëtorët e sigurimit të QKUK-së paralajmërojnë grevë masive pas protestës
- Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen në banesë 27 kg lëndë narkotike të mbështjellë me foton e Al Pacinos (VIDEO)
- Prokurimi publik për laptopët, marrëveshja me Telekomin – Alsat zbardh disa shkelje nga procesi i regjistrimit të popullsisë