Pavarësisht se metodologjia e regjistrimit të popullsisë në vitin 2022 mund të ketë qenë në shumicën e saj e përshtatshme me BE-në, Maqedonia e Veriut nuk ka qenë e obliguar për një gjë të tillë për aq kohë sa është vend kandidat dhe jo me qasje të plotë në BE. Në këtë formë Eurostat i ishte përgjigjur mediave në kohën kur në vend veçse regjistrimi ishte kryer dhe priteshin rezultatet e tij.
Qëndrimi i EUROSTAT-it për metodologjinë e regjistrimit të popullsisë në 2022
“Ligji për regjistrimin dhe metodologjia së fundmi u ndanë me Eurostatin. Në shumicën e aspekteve, ato janë gjerësisht të lidhura me standardet përkatëse të përcaktuara në legjislacionin statistik të Bashkimit Evropian, megjithëse ky legjislacion i BE-së ende nuk është detyrues për Maqedoninë e Veriut si shtet kandidat”
Me këtë Eurostat lë të kuptohet se vendi duhej të kujdesej për zbatimin e kushtetutës së vet. Për të treguar se kushtetuta mbizotëron në vendet që nuk janë kandidate, të njëjtën gjë e thekson edhe raporti i progresit që realizohet çdo vit nga Komisioni Evropian për vendet kandidate, përfshi edhe traktati për anëtarësim. Në këto dokumente theksohet para anëtarësimit, akisi (acquis) nuk është detyrues për vendet kandidate dhe se ligjet kombëtare duhet të mbeten në përputhje me kushtetutat e tyre.
Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese theksonte:
“Për shkak të faktit se ky është një vendim shfuqizues, jo anulues, Gjykata vëren se Vendimi do të zbatohet që nga momenti i publikimit të tij në Gazetën Zyrtare (për aktet nënligjore që do të miratohen në të ardhmen), por nuk do të zbatohet në mënyrë prapavepruese – për regjistrimin e popullsisë të vitit 2021 që është kryer tashmë”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.
Me këtë, Kushtetuesja nuk lë hapësirë për zhbërjen e rezultateve apo pasojave të regjistrimit veçse të realizuar në vitin 2021./Alsat.mk
Data 04.03.2026
Aktuale
- Rusia sulmon Ukrainën me fosfor dhe bomba të rënda
- Kryetari Ejup Abazi mirëpret Ambasadorin e Turqisë Fatih Ulusoy
- Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit vendos të shkrihet në VLEN
- Ali Ahmeti dhe BDI përballë një VMRO-DPMNE-je të fuqishme
- Lëvizja Demokratike me vendim historik: Një hap i madh drejt zyrtarizimit të VLEN-it si forcë e bashkuar politike!
- Goditet me dron konsullata e SHBA në Dubai
- Rutte nga kazerma “Ilinden”: Qëndroni të sigurt dhe na bëni të sigurt
- “Do e mbysë Evropën me kokainë!”- Zbardhet dosja e SPAK ndaj Franc Çopjas, 26 milion euro të sekuestruara! Alarmi i ekspertëve: Kriptomonedhat, e ardhmja e pastrimit të parave!


