Qyteti i Shkupit informon se sot dhe nesër në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet dezinsektim me aeroplan kundër formave të mëdha të mushkonjave, ndërsa më 30 qershor dezinsektim tokësor.
Dezinsektimi tokësor, siç informuan nga Qyteti i Shkupit, do të realizohet deri më 3 korrik, në periudhën prej orës 22 deri në orën 3.
Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, ai do të realizohet ditën e parë të nesërme, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, në terminin e njëjtë.
Njoftohen bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.