Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin për deklaratat publike të Sindikatës së Pavarur të Policisë, të cilat konfirmojnë një realitet të hidhur: diskriminimin sistematik të policëve shqiptarë dhe pamundësinë e tyre për tu avancuar në hierarkinë e shërbimit policor.
Sipas zyrtarëve të Sindikatës, edhe pse shumë nëpunës shqiptarë kanë përvojë mbi 20 vjeçare dhe plotësojnë të gjitha kushtet profesionale, ata nuk gëzojnë të drejtën për avancim në detyrë. Në vendbanime me shumicë shqiptare, raporti i përfaqësimit udhëheqës është i barabartë me atë maqedonas, ndërsa në vendbanime ku shqiptarët janë në pakicë, ata thuajse as nuk ekzistojnë në strukturat drejtuese.
Ky është një shembull i qartë i shkeljes së parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe dëshmi shtesë se kjo qeveri vepron mbi baza etnike, në kundërshtim me Kushtetutën, me marrëveshjen e Ohrit dhe me standardet evropiane për barazi dhe inkluzivitet.
BDI vlerëson se ky diskriminim i vazhdueshëm jo vetëm që dëmton moralin dhe motivimin e kuadrove shqiptare në polici, por edhe cenon rëndë besimin e qytetarëve shqiptarë në institucionet shtetërore.
U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kompetente që urgjentisht të hetojnë këto praktika diskriminuese dhe të marrin masa konkrete për të siguruar barazi në avancime, punësime dhe vendimmarrje brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe më gjerë.
Data 06.03.2026
Aktuale
- VMRO-DPMNE: Sa para kanë marrë Zaevi dhe Filipçe për ndryshimin e emrit
- Osmani: Ankesa e VV-së nuk e pengon shpërbërjen e Kuvendit pa masë pezulluese nga Kushtetuesja
- Zgjedhjet e Jashtëzakonshme, Osmani: Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme
- Waitz: Ndryshimet kushtetuese janë kusht i pandryshueshëm për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE
- Kjo është kërkesa e VV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese!
- Arriti në Shkup me avion qeveritar grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë të evakuuar nga Izraeli
- Fillon grupi i dytë i Akademisë Politike BDI-Çair
- Mexhiti: Me Epopenë e UÇK-së kujtojmë me nderim e përulje sakrificën sublime të familjes Jashari


