Universiteti “Luarasi” ofron një mundësi të rrallë për të gjithë maturantët që synojnë arsim cilësor ndërkombëtar: programet e bursave në bashkëpunim me London School of Economics (LSE). Në një intervistë për “News24”, pedagogu Geron Kamberi theksoi se ky është momenti ideal për të reflektuar mbi zgjedhjen e studimeve të larta.
“Momenti që po flasim është një moment i përshtatshëm për të gjithë maturantët që kanë mbaruar provimet e maturës shtetërore. Po shijon këtë fazë. Pas gjithë kësaj atmosfere hyn në një moment reflektimi deri kur do filloj aplikimi për studime të fund të korrikut. Edhe këto biseda, besoj se jemi në kohën e duhur që gjithsecili ka vendosur të shfrytëzojë këtë studim,” u shpreh Kamberi.
Ai theksoi se ky program i veçantë i jep studentit dy përparësi thelbësore: arsim cilësor dhe një diplomë të barasvlefshme me atë britanike, pa patur nevojë të largohet nga vendi.
“Studimet në Mbretërinë e Bashkuar janë të kushtueshme për një familje shqiptare. Por me këtë mundësi, studenti përfiton një diplomë pa dallim nga ajo britanike, ndërkohë që qëndron pranë familjes dhe shoqërisë. Kjo është një zgjidhje ideale për ata që kërkojnë standard të lartë, por pa sakrifikuar vendndodhjen,” u shpreh pedagogu.
Programi i bursave synon nxënësit ekselentë, ndaj Kamberi nënvizoi se përzgjedhja bazohet mbi rezultatet e larta të maturës shtetërore.
Kamberi: Momenti që po flasim është një moment i përshtatshëm për të gjithë maturantët që kanë mbaruar provimet e maturës shtetërore. Po shijon këtë fazë. Pas gjithë kësaj atmosfere hyn në një moment reflektimi deri kur do filloj aplikimi për studime të fund të korrikut. Edhe këto biseda, besoj se jemi në kohën e duhur që gjithsecili ka vendosur të shfrytëzojë këtë studim.
Kush studion nën Mbretërinë e Bashkuar, studimet, kostot janë të kushtueshme për një familja shqiptare. Nëse një maturant që vjen ka një mundësi sepse plotëson dy gjëra dëshirën për shkollim cilësor dhe një diplomë që nuk ka dallim nga Mbretëria e Bashkuar ndërkohë që këtu do shpenzojë kohën e studimit. Këtu do jetë pranë familjes shoqërisë. Mbi të gjitha ky moment ka vlerë për rezultate që kanë arritur. Bursat kërkojnë maturantë me rezultate të larta.