Procesi për përzgjedhjen e Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka hyrë në një fazë të re, pas shqyrtimit të aplikimeve nga Komisioni i Përzgjedhjes. Në total ishin 13 kandidatë, por vetëm 7 prej tyre plotësuan kriteret formale për të kaluar në fazën tjetër të konkurrimit.
Në mbledhjen e datës 25 qershor 2025, Komisioni shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe, në përputhje me nenin 148/dh të Kushtetutës, ligjin nr. 95/2016 dhe rregulloren përkatëse, vendosi kualifikimin e këtyre 7 kandidatëve:
1. Andi Pogaçe
2. Artur Beu
3. Elton Kërluku
4. Gentian Ndoi
5. Gentjan Shehaj
6. Gledis Nano
7. Joni Keta
Këta kandidatë do të vijojnë më tej në faza të tjera të vlerësimit, që përfshijnë testime profesionale, intervista dhe verifikime të mëtejshme.
Ndërkohë, 6 aplikantë të tjerë janë skualifikuar, pasi nuk plotësuan kriteret e parashikuara nga ligji dhe rregullorja përkatëse.