Në prag të sezonit të pushimeve verore, përshëndesim miratimin e ligjit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vënien në funksion të sistemit “One Stop Shop” edhe në pikën kufitare të Tabanocës.
Kjo nismë përfaqëson një përparim të rëndësishëm në modernizimin dhe përmirësimin e procedurave kufitare për qytetarët tanë, sidomos për mërgatën, që për dekada është përballur me pritje të gjata dhe vështirësi të shumta në kalimin e kufirit.
Pas përvojës së suksesshme në pikat kufitare të Bllacës dhe Jazhincës, shtrirja e këtij modeli në Tabanoc është dëshmi e angazhimit të qeverisjes për të sjellë efikasitet dhe trajtim dinjitoz në raport me qytetarët, duke e kthyer kalimin në kufi nga një proces i lodhshëm në një procedurë të thjeshtë dhe të shpejtë.
Shteti dhe institucionet kanë detyrë t’i shërbejnë qytetarëve, jo t’i vështirësojnë jetën me burokraci dhe pritje të panevojshme.
VLEN, si forcë politike që ka promovuar këtë reformë, është i përkushtuar të përmirësojë vazhdimisht cilësinë e shërbimeve publike dhe të rikthejë besimin e qytetarëve në shtet.
Modeli “One Stop Shop” është më shumë se një procedurë e thjeshtë administrative. Ky model përfaqëson një vizion të ri të administratës, që i jep qytetarit respektin dhe vlerën që meriton, veçanërisht mërgatës sonë, e cila luan rol thelbësor në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
VLEN do të vazhdojë me përkushtim rrugën e reformave konkrete, që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, duke synuar një shtet të drejtë, transparent dhe me shërbime cilësore.
I urojmë mirëseardhjen mërgatës në vendlindje dhe jemi të vendosur që kalimi i kufirit të jetë më i lehtë, më i shpejtë dhe me dinjitet.
Data 31.07.2025
Aktuale
- Apple ka një vizion tjetër për iPhone e palosshëm
- OKB apelon për armëpushim të përhershëm: “Pauzat taktike” të Izraelit nuk mjaftojnë për të përmbushur nevojat në Gaza
- Iljas Veseli i jep fund spekulimeve: Drejt dhe gjithmonë faqebardhë!
- Zjarrfikësit slloven i’u bashkuan ekipit për shuarjen e zjarrit në malin Goten
- Efektivi i rrugores akuzon ish-shefin e qarkullimit që dhunoi kamarierin në Vlorë: Më përplasën gruan te vizat e bardha, Ardian Isufi fshehu provat!
- Alkaloid me rritje të shitjeve, eksportit dhe investimeve
- (VIDEO) Nis ndërtimi i parkut përkujtimor për viktimat e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës
- Një foshnjë një muaj e gjysmë pa shenja jete është sjell në Klinikën e Fëmijëve në Shkup