Gjykata dënoi të pandehurit Velibor Manev, Vlatko Keshishev, Bore Videvski dhe Ljupço Palevski me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, raporton SHENJA.
Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, u lirua nga akuzat. Shteti do të mbulojë shpenzimet e tij ligjore.
Në aktakuzë thuhej se të pandehurit së bashku planifikuan rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim.
Rrëmbimi i Pançe Zhezovski në Veles, sipas aktakuzës, ishte me qëllim që ta detyronte atë t’u jepte automjetin e tij Citroen në mënyrë që ta përdornin atë për të rrëmbyer fëmijën në Shkup.
Më parë, Prokuroria kërkoi dënim maksimal me burgim të përjetshëm për katër të pandehurit Ljupço Palevski, Vlatko Keshishev, Bore Videvski dhe Velibor Manev, ndërsa për babanë e Vanjës, të pandehurin Aleksandar Gjorçevski, kërkoi që gjykata të përcaktojë dënimin e duhur me burg.