Kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot do ta vizitojnë Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup.
Siç njofton MMJPH, vizita organizohet me rastin e përfundimit të 11 projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe mjekësore në klinikë, që synon përmirësimin e kushteve për trajtimin dhe kujdesin e pacientëve më të rinj.
“Ndër aktivitetet e realizuara, spikat largimi i mbi 40 tonëve të mbeturinave të akumuluara – mobilje të vjetra, pajisje elektronike dhe inventar mjekësor – për herë të parë i realizuar në bashkëpunim me ndërmarrjen sociale REDI Riciklim e cila konform standardeve ekologjike dhe licencës, menaxhon me mbeturinat jo të rrezikshme dhe përpiqet të formalizojë mbledhësit informalë”, thonë nga ministria.
Siç thonë nga MMJPH, ky projekt paraqet, madje shembull pozitiv të përgjegjësisë ekologjike dhe ndërgjegjësimit social në institucionet shëndetësore.