Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka bërë publike listën prej tetë kandidatëve për dy pozita për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit pranë Departamentit Special të kësaj Gjykate.
Kandidatë janë: Arben Hoti, Avni Mehmeti, Fatime Dermaku, Lutfi Shala, Kujtim Krasniqi, Ngadhnjim Arrni, Valon Kurtaj dhe Violeta Namani–Hajra, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kujtojmë se Këshilli Gjyqësor, në mbledhjen e 343-të ka shpallur konkurs për pozitën e gjyqtarit në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe atë të Apelit.
Komisioni që do të zhvillojë rekrutimin për dy pozita në Gjykatën e Apelit përbëhet nga:
• Albert Zogaj, kryetar
• Fidan Hoxha, anëtar
• Besnik Bislimi, anëtar
• Bashkim Hyseni, anëtar
• Aferdita Bytyqi, anëtare
• Vilard Bytyqi, rezervë,
• Burim Ademi, rezervë,
• Vaton Durguti, rezervë.
Për këtë konkurs, tashmë KGJK-ja ka dërguar ftesën për monitorimin e këtij procesi.