“Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është një ndër kauzat e Aleancës për Shqiptarët, gjerësisht e shpjeguar edhe përpara elektoratit, çka synon dhe ku duhet të arrihet. Variantin që qarkulloi sot dhe teatrin që bëri kryeministri me zëvendësit e tij (vetëm për dekor dhe për ti dhënë rrejshëm legjitimitet shqiptar) nuk është rregullim me ligj i të drejtës kushtetuese për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Është shmangie, është devijim, është këndvështrim i VMRO-së se si duhet të bëhet e pazbatueshme kjo e drejtë.
Propozimi në fjalë ka vetëm dy nene që flasin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe në të dyja këto nene nuk bëhet gjë tjetër vetëm se rregullohet me ligj keqpërdorimi që i bëhej balancuesit. Ligji të jep të drejtë që përkatësinë etnike ta ndryshosh çdo ditë dhe sa herë të të kujtohet me një deklaratë në noter për nevoja punësimi, njëjtë siç bëhej edhe me balancuesin.
Prandaj: NUK KALON!
P.S. Kjo në këtë formë nuk është kauzë e Aleancës për Shqiptarët, është kauzë e Arbenave që shumë lirë për qëllime pushteti shesin ardhmërinë e të rinjve dhe te rejave, të drejtën për punë dhe jetë në tokën e të parëve” ka reaguar Ziadin Sela.
Data 14.08.2025
Aktuale
- “Hyrja në godinën e Panorama Group vazhdon të jetë e bllokuar”- ‘Safe Journalist Albania’ thirrje autoriteteve dhe kompanisë ‘KAYO’ të zbatojnë mënjeherë vendimin e Gjykatës
- Rusia forcon kontrollin mbi komunikimin digjital: Bllokimi i thirrjeve në WhatsApp dhe Telegram
- Bllokimi i News24 dhe Panorama Group! Lisandër Hoxha: Gjetën shpikje për të nxjerrë gazetarët me ushtarë nga vendet e punës! Është skenar në vazhdim për të mbyllur gojën e çdo media që…
- Dy shoferë arrestohen në Strugë për drejtim të dehur të veturës, njëri shkaktoi aksident trafiku
- Rast i ri i helmimit të një fëmije në Kumanovë, dyshohet se ka pirë detergjent
- BDI: Marrëveshja e Ohrit nën sulm, Qeveria e izoluar, Stoilkoviçi fytyra e VLEN-it
- Javën e ardhshme fillojnë regjistrimet në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup
- “Autoritetet shtetërore të pavarura të reagojnë”- Pengimi i gazetarëve të futen ne redaksi, Erl Murati: Logo e News24 është prone publike! Qëllimi, shuarja e zërit të televizonit