Mesut Bajrami, një nga themeluesit e Alternativës dhe anëtar i Kryesisë Qendrore, ka reaguar përmes një deklarate publike ndaj disa informacioneve të publikuara në media lidhur me faqen zyrtare të partisë në rrjetet sociale.
Më poshtë reagimi i plotë i Bajramit:
Të nderuara dhe të respektuara media,
Unë, Mesud Bajrami, një nga themeluesit e Alternativës, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe krijues i faqeve zyrtare të partisë në rrjetet sociale, ndjej për obligim të reagoj ndaj informacioneve të pasakta të publikuara së fundmi.
Me përgjegjësi të plotë deklaroj se faqja zyrtare nuk është hakuar, siç është raportuar në disa media. Ajo vazhdon të funksionojë në të njëjtën mënyrë si më parë dhe mbetet në administrim të krijuesit të saj – pra, të vetë meje.
Është e papranueshme dhe e pandershme që të përhapet një narrativë e pavërtetë për çështje që janë tërësisht të qarta dhe të dokumentueshme. Nuk jam i vetëm në këtë rrugëtim, por koha do t’i nxjerrë në dritë të gjitha të vërtetat.
Përshëndetje për të gjithë anëtarët e sinqertë të Alternativës, ndërsa për “Hajnat e Alternativës” – ata që e përdorin partinë për përfitime personale, mjafton të them: e vërteta gjithmonë del në shesh.
Vazhdojmë përpara.