Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka deklaruar sot se Fronti Evropian do të zgjerohet duke shtuar se ata janë të bindur se do të shënojnë fitore në zgjedhjet lokale.
Kërkesa e tyre është që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentare.
“Ne gjithsesi do të hyjmë. Ndoshta do t’i marrim të gjitha komunat. Jo ndoshta, por sigurt do t’i marrim. Ne bëjmë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ne jemi të sigurt në bazën tonë. Ne çdo ditë jetojmë me shqiptarët dhe bashkësitë e tjera etnike dhe jemi shumë të sigurt në këtë. Ata që frikësohen nga zgjedhjet, ata që janë të nënshtruar dhe që janë zgjedhur nga kryeministri. Ka një fjalë, gjuha nuk ka asht. Do të gjejnë arsyetime të ndryshme. Bujrum në zgjedhje. Nuk duhet të ikë askush nga zgjedhjet. Zgjedhjet janë akti më demokratik, dhe për këtë edhe njëherë apelojmë deri tek këta nga VLEN dhe VMRO-DPMNE që t’i bashkëngjiten idesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe qytetarët do ta kenë fjalën”, ka deklaruar Bexheti.
Data 10.03.2026
Aktuale
- Rënie drastike e çmimit të naftës në bursat botërore!
- OKH Merhamet: 650 pako ushqimore të shpërndara në Tetovë me rrethinë
- Mbledhje konstituive e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor
- Ambasada e Shqipërisë në Shkup shtron iftar me diplomatë dhe të rinj nga shoqëria civile
- Rexhepi: Me pagën minimale prej 24.600 denarë nuk mund të jetojë as familja dyanëtarëshe
- Unifikohen tre Parlamente Studentore për herë të parë në Maqedoninë e Veriut
- Rexhepi: Lëvizja Populli nuk do të shkrihet në parti tjetër
- E rëndë në Shkodër, automjeti përplaset me shtyllën dhe murin rrethues, humb jetën drejtuesi


