Memedali Jusufi
Te dish rendesine e botes qe te rrethon..cdo gje te mire ne ia kuptojme rendesine vetem ne castin kur e humbasin….Lufta dhe paqja. Sanskrishtja është qënësisht një gjuhë diturore, që kurrë nuk është folur, ashtu siç e tregojnë dokumentet. Ajo u shërben sot priftërinjve dhe letrarëve. Ajo është shfronësuar nga vendi i lartë që zinte, si përfaqsuese e veçantë e gjuhës mëmë ariane dhe është pranuar se nga disa pikpamje, gjuhët europiane kanë ruajtur më besnikërisht tingujt dhe format primitive, se sa i kanë gjuhët e Indisë. .. Rëndësia është një veti e njësive që kanë rëndësi ose bëjnë një ndryshim. Për shembull, Lufta e Dytë Botërore ishte një ngjarje e rëndësishme dhe Albert Ajnshtajni ishte një person i rëndësishëm për shkak të mënyrës se si ata ndikuan në botë. Ka mosmarrëveshje në literaturën akademike se çfarë lloj ndryshimi kërkohet. Sipas pikëpamjes së ndikimit shkakësor, diçka është e rëndësishme nëse ka një ndikim të madh shkakor në botë. .. Nese dijme historine e nje vendi apo ndonje gjeje ne ne fakt dijme rendesine e atij vendi. Psh …ambienti është ai në të cilin njeriu zhvillon veprimtarinë e tij jetësore dhe pa të, ai nuk do të mund të ekzistonte. Duke u fokusuar tek mënyra se si të fitojë më shumë para, njeriu po e anashkalon kujdesin ndaj ekuilibrave natyrorë. Me ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit, dëmtohen e gradualisht shkatërrohen ekosistemet dhe habitatet natyrore të kafshëve dhe bimëve. Dëmtimi i florës dhe faunës, njëkohësisht sjell përkeqësimin e gjëndjes së mjedisit dhe cilësisë së jetës. Duke parë rëndësinë e mjedisit, lind nevoja e madhe për mbrojtjen e tij. Në Shqipëri rastet e ndotjes së mjedisit janë të pafundme. Njeriu e shfrytëzon tokën në favor të interesave të tij, ku gjatë përdorimit ka dhe disa kosto mjedisore, të cilat duhen minimizuar në maksimum…. Ndotja e tokës paraqet ndotjen e sipërfaqes natyrore të Tokës nga aktivitetet industriale, komerciale, shtëpiake dhe bujqësore. Mënyra më e mirë për të parandaluar ndotjen e tokës është përmes menaxhimit të mbeturinave në mënyrë te organizuar, shfrytëzimit të tokës në mënyrë te organizuar dhe praktikave adekuate bujqësore.Në vendin tonë rastet e ndotjes së tokës janë të shumta. Jo te gjithe njerezit e insitucionet veprojne njelloj ndaj mjedisit.Disa zhvillojne veprimtari mbrojtese ndersa te tjere e shfrytezojne ne menyrat me barbare ate.Ruajtja dhe kujdesi per mjedisin nuk eshte vetem nje detyrim shoqeror,por mbi te gjitha eshte dhe nje pergjegjesi individuale…. Dihet se njeriu mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim, por vetëm 5 deri në 7 ditë pa ujë! Uji është lëng pa erë, pa shije dhe pa ngjyrë. Njeriu humb çdo ditë rreth 1.5 deri 2.5 litra ujë, gjë që duhet zëvendësuar me anë të pirjes së rregullt të ujit. Rreth 2/3 e peshës trupore përbëhet nga uji. Kjo sasi uji nuk është e njejtë tek të gjithë, varet nga mosha dhe gjinia… Gjumi cilësor është një element kyç për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Ai ndikon ndjeshëm në funksionimin e trurit, forcimin e sistemit imunitar dhe performancën tonë ditore. Pavarësisht se shpesh nënëvlerësohet, gjumi i mirë ka një ndikim thelbësor në jetën tonë të përditshme. Po përse gjumi është kaq i rëndësishëm dhe si mund të përmirësojmë cilësinë e tij? Gjumi cilësor ka një ndikim pozitiv në shumë aspekte të shëndetit tonë. Ai ndihmon trurin të kryejë proceset e tij të rigjenerimit, duke çliruar mbeturinat metabolike dhe duke ndihmuar kujtesën të konsolidohet. Për trupin, kjo periudhë e pushimit i jep mundësi qelizave të rigjenerohen, indet të rriten dhe sistemi imunitar të forcohet, duke na mbrojtur nga sëmundjet. Gjithashtu, gjumi ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin emocional duke ndihmuar në stabilizimin e humorit dhe uljen e niveleve të ankthit dhe stresit. Ai gjithashtu ndihmon në kontrollin e peshës trupore dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve kronike si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Në këndvështrimin metafizik dhe atë fetar, jemi të urdhëruar për të luftuar me egon tonë, duke shtypur çdo dëshirë të dëmshme, dhe kjo është një luftë me pasoja pozitive, nëse qëndron brenda disa kufijve logjikë. Synimi i saj thelbësor është arritja e paqes së brendshme dhe shndërrimi në njerëz të dobishëm për shoqërinë, pra shmangia e një marrëdhënie konfliktuale shtatzarake me tjetrin, apo siç do shprehej Hobssi, shmangia e gjendjes natyrore…… Lufta nis në çastin kur palët kundërshtuese kanë hequr dorë nga përdorimi i të gjitha mjeteve të komunikimit dhe nga të gjitha hapësirat e marrëveshjeve në kushte paqeje. Konfrontimi luftarak përgjithësisht vjen në atë moment kur pala sulmuese ose agresori, kërkon me çdo kusht përvetësimin e elementëve bazë të jetës së palës tjetër: territorin, pasurinë, pushtetin politik ose lirinë. Ndërsa pala e sulmuar shkon deri në fazën e luftës në çastin kur cënohet thelbi i saj ekzistencial, liria, dinjiteti dhe jeta e qytetetarëve të saj. Ky moment kritik, harxhimi i çdo mjeti paqësor për t’u marrë vesh mes palëve, përkon me shndërrimin e gjendjes shoqërore dhe shtetërore, nga e zakonshmja tek e jashtëzakonshmja. Pikërisht kjo fazë përbën aktin më të rëndësishëm, shmangien e të cilit kanë pasur për qëllim marrëdhëniet diplomatike para se të ndodhte, po ashtu kjo fazë shenjon nisjen e një procesi të përballë-vënies midis lirisë dhe armiqve të saj, përballje e cila kushton shumë…Lufta është akti që qenia njerëzore e aktualizon si mjetin e fundit të mundshëm për të ruajtur vlerat më të mëdha që përfaqëson. Lufta nuk përbën aspak një proces të pasqyrimit dhe testimit të fuqisë ushtarake dhe diplomatike. Në thelb, ajo (lufta) tregon dobësinë e qenies njerëzore, paaftësinë e njeriut për t’u mirë-kuptuar rreth çështjeve të jetës dhe shoqërisë. Në njëfarë kuptimi moral, lufta ka vlerat e veta sepse vë në pah besnikërinë e qytetarëve ndaj shtetit të tyre, sakrificën dhe vetflijimin për hir të lirisë dhe të shenjtërisë së jetës dhe tokës, veçanërisht nga pala e cila mbrohet. Por, në kuptimin apo aspektin e jetës materiale, në luftë nuk ka fitues. Jetët e humbura përgjatë një lufte, qoftë jetë ushtarësh apo civilësh, nënkuptojnë ndërprerjen e ciklit të tyre jetësor në një formë jonatyrore, mohimin e së drejtës që ata kishin për të përjetuar jetën në ‘botën’ apo rrethanshmërinë që i përkasin. Flijimi i tyre ka kuptim, siç do të shprehej Izetbegoviç, vetëm në rast se ekziston një jetë tjetër. Mirëpo, edhe për ata njerëz të cilët luftojnë nën hijen e kësaj bindje, edhe pasi të marrin pozitat shpërblyese që u takojnë në botën tjetër, kjo gjë nuk e mohon dot faktin që lufta nuk ka palë fituese në sferën shoqërore. Derisa në një luftë nuk ka fitues, sepse dominimi nuk nënkupton fitoren, atëherë duhet të kuptojmë nëse ka ndonjë vlerë që lufta të zhvillohet? Faktikisht po! Njerëzit i ngre që të luftojnë një domosdoshmëri akute. Kjo domosdoshmëri përcaktohet e tillë për shkak se; për agresorin janë disa gjëra të cilat nuk fitohen ndryshe, pëveçse me luftë, sikurse ekzistojnë edhe disa çështje të cilat nuk mbrohen dot ndryshe nga pala e sulmuar, veçse me anë të luftës. Moralisht, pasi ka nisur lufta, pala e cila kërkon me pa të drejtë çka i përket palës tjetër, duhet të tërhiqet, ndërsa nga pala e sulmuar, tërheqja nënkupton dorëzim, turp moral. Kështu që, domosdoshmëria e përfshirjes në luftë prodhon, me gjasa pothuajse të sigurta, një domosdoshmëri morale për ta vazhduar luftën. Ky intesitet i lartë i tensionit i cili është karakteristikë e të gjitha palëve luftuese si edhe e shoqërive të tyre, shpërhap perceptime dhe ndjenja psiko-sociale të cilat e ushqejnë ‘zjarrin e luftës’. Kur ky ‘zjarr i luftës’ intesifikohet, atëherë kemi të bëjmë me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe mohim të lirive bazë. Shmangia e këtyre gjendjeve të të drejtave dhe lirive, është arsyeja pse një luftë nuk duhet të nisë, ndërsa ruajtja e tyre është arsyeja pse lufta duhet të vazhdojë. Sot për sot në botë, ka shumë rajone, shtete apo formacione shtetërore, të cilat luftojnë apo duhet të luftojnë për të ruajtur të drejtat e tyre themelore dhe për hir të lirisë nga fuqitë nënshtruese. Mirëpo, aktualisht, nuk ekziston asnjë shtet i fuqishëm i cili udhëhiqet nga parime të drejta, që synon të luftojë për të kthyer një të drejtë të humbur. Çdo luftë e iniciuar nga një superfuqi, sot për sot përbën cënim të të drejtave të njeriut dhe lirive bazë të të gjithë njerëzve. Ashtu sikurse kanë ndodhur shumë luftëra, barrën e të cilave e kanë mbajtur shtetet e pafuqishme, po ashtu gjendemi edhe sot përballë të njëjtit rrezik…..