Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandër Nikolloski pret fitore më bindëse të VMRO-DPMNES-së në zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen në tetor të këtij viti.
Sipas tij, partia do të ketë rezultat shumë më të mirë se sa në zgjedhjet e kaluara lokale. Për opozitën tha se do të lëvizë prej zero deri në maksimum tre kryetarë të komunave.
“Ne jemi më mirë se sa në zgjedhjet e vitit të kaluar, por ajo që është me rëndësi është se do të kemi rezultat shumë më të mirë se sa në zgjedhjet lokale dhe nuk është joreale se opozita do të lëvizë ndërmjet zero dhe maksimum tre kryetarë të komunave”, tha Nikolloski në intervistën e sotme për televizionin Kanal 5.
Për Qytetin e Shkupit, tha se do të shkojnë me zgjidhje partiake të mësuar nga e kaluara.
Kryeministri Hristian Mickoski sot në një deklaratë për mediat tha se kandidati për kryetar të Shkupit do të dihet në mes të korrikut dhe se ka disa emra të cilët përmenden në anketa.
Nikolloski e hodhi poshtë mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare duke shtuar se i kanë përmbushur tre premtimet kyçe të dhëna në fushatën parazgjedhore, ndërsa ato janë BDI të shkojë në opozitë, të mos përkulen para Bullgarisë dhe t’i japin fokus të fuqishëm zhvillimit të ekonomisë.