Refuzimi i Muranës se Gjergj Kastriotit në qytetin e Prizrenit që është bërë nga Ministria e Kulturës, Qendra Rajonale për Trashegimi Kulturore e Prizrenit dhe Komuna e Prizrenit, si dhe vonesat që po i shkaktojnë të njejtat institucione të Kosovës kërkesës se dytë të Shoqates “Trojet e Arbrit“ na ka shtyrë që të organizojmë një demostratë gjithëkombtare me moton : “Duam vendosjen e Muranës se Gjergj Kastriotit në Prizren“.
Më këtë dëshirojmë ti bëjmë me dije këtyre institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës se Periudha e Otomanizmit dhe e Pansllavizmit ka përfunduar në trojet shqiptare. Shqiptarët e kanë zgjedhur rrugën e orientimit Evropian në bashkëpunim të ngushtë me marëdhëniet politike, diplomatike dhe ushtarake me Amerikën.Çdo përpjekje tjetër në rrugën e politikës pansllaviste dhe asaj aziatike do të dështoj në trojet shqiptare. Shoqata “Trojet e Arbrit “ka hyrë në vitin e pestë të luftës politike, me dokumente, argumente shkencore dhe kombëtare me Ministrinë e Kulturës,Drejtorinë për Trashegimi Rajonale të Komunës se Prizrenit, dhe Komunën e Prizrenit. Kemi paraqitë çdo dokument që na kanë kërkuar këto institucione. Kemi dorzuar një dosje të trashë dhjetra faqesh më të gjitha dokumentët që na i kanë kërkuar. Duke angazhuar profesionistë të lëmive të ndryshme të gjeodoezisë, kadastrës, studiues dhe skulptor.Dhe ka muaj që prap vonohet përgjigjja nga institucionët e Republikës se Kosovës. Shoqata “Trojet e Arbrit“ i fton të gjitha shoqatat, organizatat politike dhe atdhetare nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata atdhetare në Evropë dhe Amerikë, që të na bashkangjitën dhe të na përkrahin në këtë demostratë gjithëkombëtare që do të jetë edhe fillimi i ndaljes dhe bllokimit të politikës neotomane dhe asaj pansllaviste në trojet shqiptare. Shoqatat , organizatat politike, dhe atdhetare që dëshirojnë të jenë bashkëorganizatorë të kësaj demostrate gjithëkombëtare,ato mund ta marrin kontaktin përmes këtij numri të telefonit: 004915162520752.(015162520752)Demostrata do të jetë masive dhe gjithëkombëtare dhe do të respektohën rregullat në mënyrë riogoroze të organizatorve.Demostruesit duhët të marrin më vete foton e muranës se Gjergj Kastriotit, harten e Shqipërisë Etnike dhe plisin e bardhë.Na u priftë e mbara!Të fillojmë ta shqiptarizojmë Prizrenin dhe ta largojmë shqiptarizmën nga rruga e mbrapshtë e neotomanizmit dhe e pansllavizmit.
Në emër të Shoqatës se Intelektualve shqiptarë Trojet e Arbrit ju fton te merrni pjesë në mënyrë masive në demostratën me moton: “Duam vendosjen e Muranës se Gjergj Kastriotit në Prizren“